Page 78 - Demo
P. 78
Shën Petërburg, 1859 4e zotëronte Suedia. Në aleancë me Poloninë dhe Danimarkën, Pjetri filloi Luftën e Madhe të Veriut (1700-1721) kundër Suedisë. Fitorja e kësaj lufte i dha Rusisë territoret përgjatë Baltikut.Reformat qeverisëse të Pjetrit, sikurse ato të ushtrisë dhe flotës, të bazuara në idetë perëndimore, iu përshtatën situatës ruse. Pjetri zëvendësoi këshillin e vjetër të bojarëve me zyrtarë të emëruar. Në vitin 1711, ai krijoi Senatin për të mbikëqyrur mekanizmin administrativ të shtetit. Ai e ndau Rusinë në krahina të veçanta dhe ndërtoi një burokraci më efikase për t’i qeverisur ato. Me mbështetjen financiare të shtetit, filluan të zhvillohen industri të reja. Madje edhe Kisha Ortodokse Ruse (një degë e Kishës Ortodokse Lindore) u vendos nën kontrollin shtetëror. Në vitin 1721, Pjetri shfuqizoi patriarkun e Kishës dhe, në vend të tij, krijoi një organ të quajtur Sinodi i Shenjtë.Admirimi i Pjetrit për Perëndimin shkoi përtej ideve të tij ushtarake dhe politike. Ai vendosi që fisnikët rusë duhet të visheshin si perëndimorët, themeloi shkolla për fëmijët e fisnikërisë, modernizoi kalendarin rus, thjeshtoi alfabetin dhe integroi rolin e gruas në jetën shoqërore.Si simbol të kthesës së Rusisë drejt Perëndimit, në vitin 1703, Pjetri vendosi si kryeqytet të ri Shën Petërburgun, pranë bregut baltik. Kryeqyteti i ri ishte larg nga ai i vjetri, Moska. Përpjekjet e Pjetrit për të modernizuar Rusinë, krijuan një ndarje të thellë kulturore dhe shoqërore mes fisnikërisë që jetonte në stilin perëndimor dhe pjesës tjetër të popullit, që ndiqte mënyrën tradicionale të jetesës. Gjithsesi, ai mbetet monarku që u përpoq ta drejtonte vendin me shembullin e monarkëve perëndimorë, që udhëhiqnin me dituri, si “baballarë të mirë”, popujt e tyre drejt përparimit dhe së ardhmes (monarku iluminist).LeximPropozimet e Katerinës II për Kodin e ri LigjorNë vitin 1767, Katerina mblodhi një komision legjislativ për të përgatitur Kodin e ri Ligjor për Rusinë. Ajo u dha delegatëve udhëzime të hollësishme për parimet nga të cilat duhej të udhëhiqeshin, të ndikuara nga idetë liberale të filozofëve. Në të vërtetë, komisioni nuk ndoqi asnjë nga këto propozime. Ja disa shembuj:13. [...] Njerëzve nuk duhet t'u hiqet liria e tyre natyrore, por duhet të korrigjohen veprimet e tyre, në mënyrë që të përmbushet e mira më supreme.33. Ligjet duhet të ndërtohen në mënyrë të tillë, që të garantojnë sa të jetë e mundur sigurinë e çdo qytetari.34. Barazia e qytetarëve qëndron në faktin se ata duhet të jenë të gjithë subjekte të të njëjtave ligje.38. [...] Liria është e drejta për të bërë çfarëdo që të lejon ligji. Në qoftë se ndonjë qytetar mund të bëjë atë çka ligji e ndalon, në këtë rast nuk do të ketë më liri [...]123. Përdorimi i torturës është në kundërshtim me të gjitha urdhërimet e natyrës dhe arsyes. [...]76

