Page 79 - Demo
P. 79
Tematika IVKaterina II e Rusisë.Pikturë e Fedor Rokotovit (1763)5Katerina e Madhe Sundimtarja më e shquar që pasoi Pjetrin, ishte perandoresha Katerinë II (1762-1796), e njohur ndryshe si Katerina e Madhe. Katerina ishte princeshë gjermane dhe kishte ardhur në Rusi në moshën 15-vjeçare për t'u martuar me nipin e Pjetrit I, Pjetrin III të ardhshëm. Në Rusi, Katerina u konvertua në besimin ortodoks rus. Leximi ishte një nga pasionet e saj, kryesisht letërsia perëndimore dhe veprat e iluministëve që ndikuan në arsimimin e saj. Shumë shpejt, ajo fitoi besimin e oborrit perandorak rus. I shoqi i Katerinës, Pjetri III mori fronin në fillim të vitit 1762, por ai u vra pas disa muajsh dhe Katerina zuri vendin e tij. Mbretërimi i saj (1762-1796) ishte më i lavdishmi në historinë e Rusisë. Shkrimtarët më të shquar francezë të kohës e konsideronin Katerinën si monarken më të përparuar evropiane.Megjithëse Katerina dëshironte modernizimin dhe evropianizimin e Rusisë, ajo sundoi ndryshe nga Pjetri i Madh. Katerina i çliroi fisnikët nga detyrimi i ndjekjes së karrierës në shërbimin civil ose ushtarak dhe i nxiti ta zhvillonin dhe ta administronin vetë pasurinë e tyre. Gjithashtu, Ajo u dha tregtarëve dhe qytetarëve më shumë liri, mbështeti tregtinë, arsimimin, artin dhe shkencën. Nga ana tjetër, ajo nuk bëri pothuajse asgjë për bujkrobërit. Katerina ishte një pasuese e denjë e Pjetrit të Madh në politikën e shtrirjes territoriale në drejtim të Perëndimit (drejt Polonisë) dhe drejt Jugut (Detit të Zi). Sikurse edhe Pjetri i Madh, ajo dëshironte të kishte porte detare më të ngrohta për Rusinë, prandaj kërkoi të shtrihej drejt Jugut duke sulmuar dhe fituar mbi turqit në dy luftëra. Me Traktatin e Kuçuk Kajnarxhit (Kuchuk-Kainarjit), të vitit 1774, Rusia fitoi disa toka, privilegjin e mbrojtjes së ortodoksëve në Perandorinë Osmane dhe të drejtën e lundrimit në ujërat e Turqisë. Katerina fitoi kështu kontrollin e bregut verior të Detit të Zi. Nga fundi i mbretërimit të saj, shoqëria dhe kultura ruse ishin më të zhvilluara dhe Rusia ishte një fuqi e madhe evropiane.• Shpjegoni kuptimin e fjalëve dhe shprehjeve: autokrat; koha e trazirave; modernizimi dhe evropianizimi i Rusisë.• Analizoni reformat e Pjetrit të Madh. Jepni gjykimin tuaj për to.• Argumentoni masat e ndërmarra nga Pjetri i Madh për forcimin e qeverisjes qendrore.• Analizoni karakteristikat e sundimit të Katerinës, krahasuar me ato të sundimit të Pjetrit të Madh.• Evidentoni përpjekjet e Pjetrit për ta afruar Rusinë më shumë me Evropën Perëndimore.Verifikoni njohuritëMendo si historian: Në çfarë drejtimesh të politikës së jashtme, qëndrimet e Katerinës përputhen apo ndahen nga ato të Pjetrit të Madh?Hulumtoni dhe diskutoni77

