Page 8 - Demo
P. 8


                                    Qytetërimet antike në brigjet e lumenjveKUNEIFORMHIEROGLIFE0 300 kmUrUruk LagashBabiloniMariMESOPOTAMIAZI E VOGËLEGJIPTAFRIKËTeba Deti i KuqDetiMesdheGjiriPersikEufratTigërNiliSHKRETËTIRA ARABESHKRETËTIRAE LIBISËPërcaktoni qytetërimet kryesore në brigjet e lumenjve (sipas rajoneve). Arrini t'i identifikoni shtetet që shtrihen sot në vendndodhjen e dikurshme të shteteve antike?Qytetërimet më të vjetra kanë lindur kryesisht në rajonet përgjatë luginave të lumenjve të mëdhenj. “Lumenjtë e mëdhenj janë qumështi i qytetërimeve”, - thotë historiani Karl Grimberg. Këtë e vërtetojnë si lugina e Nilit në Egjipt, ajo e Tigrit dhe e Eufratit (Tiglati e Puratuja) në Mesopotami, Indit dhe e Gangut në Indi, ashtu dhe luginat e lumenjve Huanhe e Jance në Kinë, ku, rreth mijëvjeçarit IV-III pr.K., u ngritën qytetërimet e para. Gjurmë të qytetërimeve të tjera të lashta janë gjetur edhe përgjatë rrafshnaltave e brigjeve detare. Të gjitha shoqëritë e Lindjes së Lashtë bënin pjesë në dy rajone:1. Gjysmëhëna pjellore; 2. Lindja e Largët.Veprimtariprak ti k eHistoria nëpërmjet hartësUdhëzimQeverisja si tipar i qytetërimeve të Lindjes së LashtëNevoja për të sistemuar, rregulluar e drejtuar sistemin e ujitjes, që ishte jetik për këto vende, përbënte një arsye për të organizuar sistemin e qeverisjes. Arsye të tjera ishin edhe shtimi i popullsisë, siguria, mbrojtja e pasurisë etj. Të gjitha këto kërkonin vendosjen e rregullave të fiksuara e të detyrueshme për të gjithë, pra ligjet, për të rregulluar marrëdhëniet midis njerëzve. Dëshmitë që kanë mbetur nga qytetërimet e lumenjve janë madhështore dhe të shumta, si për shembull: rrënoja qytetesh, monumente mahnitëse (piramidat apo muri i madh kinez), gjurmë të kanaleve ujitëse, të digave e veprave të tjera publike, vepra arti (skulptura, piktura e relieve), si dhe shumë dokumente të shkruara në papiruse e pllaka argjile apo dokumente të shkruara nga autorët greko-romakë. Sikur të ndodheshit para dëshmive të tilla, a do të ishit në gjendje të rindërtonit fragmente nga jeta e këtyre popujve të lashtë? Çfarë dëshmojnë ato?Harta e \1Për këtë veprimtari sugjerohet të ndiqet teknika e punës me grupe.2 Sistemi i ujitjes në Mesopotami6
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12