Page 80 - Demo
P. 80


                                    Maria Tereza.Pikturë e Martin van Meitensit, 17591Jozefi II. Pikturë e Pompeo Batonit, 17692Lidhja mes ideve iluministe dhe monarkive absolute në EvropëNë shekujt XVII-XVIII, modeli mbizotërues qeverisës ishte ai i monarkisë absolute që mbështetej mbi të drejtën hyjnore si element legjitimiteti i pushtetit mbretëror.Lindja dhe përhapja e ideve iluministe krijuan një terren të përshtatshëm për ndryshime politike, ndonëse vetë iluministët shpesh kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin lidhur me formën më të mirë të qeverisjes. Meqenëse sundimtarët absolutë evropianë nuk kishin ndër mend të hiqnin dorë nga pushteti i tyre, qasja më e mirë do të ishte “iluminimi” i monarkut që ai të bënte ligje të mira dhe të përkrahte lumturinë e njerëzve.Metoda: Diskutim në klasë, punë në grupe, diagram Veni.Çështje për analizë dhe diskutim• Vini në dukje faktorët që shtynë disa prej monarkëve absolutë evropianë të përshtatnin politika të bazuara në idetë iluministe.• Evidentoni disa prej monarkëve të iluminuar në Evropë.• Hulumtoni lidhur me raportet e drejtpërdrejta mes monarkëve të iluminuar dhe përfaqësuesve të doktrinës iluministe.• Duke hulumtuar burime të ndryshme, identifikoni disa prej veprave të iluministëve që kanë shërbyer si frymëzim për monarkët e iluminuar.• Identifikoni tiparet e sundimit të monarkëve të iluminuar.• Analizoni reformat kryesore të ndërmarra prej monarkëve të iluminuar: a) në fushën e legjislacionit; b) në marrëdhëniet me kishën; c) në fushën sociale; d) në centralizimin e burokracisë; e) në marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore (bujkrobëria).• Identifikoni kufizimet e monarkëve të iluminuar (raporti shkak-pasojë mes reformave dhe pushtetit).Raste studimiPrusia dhe Austria në periudhën e iluminizmit.• Analiza e reformave të Frederikut të Madh të Prusisë dhe Maria Terezës e Jozefit II të Austrisë.• Analizë krahasimore (diagram Veni).Grupet paraqesin informacionet e tyre për rastet konkrete të studimit.Nxënësit identifikojnë dhe debatojnë mbi të përbashkëtat dhe të veçantat në reformat e Frederikut të Madh të Prusisë dhe Maria Terezës e Jozefit II të Austrisë.Monarkët e iluminuar në EvropëVeprimtariprak ti k ePër më shumë informacion:https://quizlet.com/29356535/history-10-enlightened-monarchs-ch-22-flash-cards/78
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84