Page 81 - Demo
P. 81
Tematika IVMaskë afrikane me fytyrën e mbretit 1Perandoria PortugezeNën drejtimin e zyrtarëve portugezë të njohur si mëkëmbës, Portugalia krijoi një perandori të përtejdetit. Më i famshmi ndër ata ka qenë Alfonsi i Albkerkut (Alfonso d’Albuquerque), një fisnik që drejtoi procesin e vendosjes së një unaze të bazave tregtare dhe ushtarake, të përqendruar në ishullin Goa, në bregun Malabar të Indisë. Perandoria Portugeze u formua me pushtimin e pikave të ankorimit përgjatë gjithë rrugës që, duke ndjekur bregdetin e Afrikës, të çonte në Inditë Lindore. Nga India, portugezët u shtynë drejt Cejlonit, Sumatrës, Javës, Celebesit dhe Molukeve, derisa më 1516 u ankoruan në Kanton, në Kinë, dhe më 1542, në Japoni. Perandoria Portugeze, duke u zgjeruar pastaj edhe në Amerikë (Brazil), u bë në thelb një perandori tregtare, e drejtuar drejtpërdrejt nga kurora mbretërore. Popullsia e paktë e atdheut mëmë (një milion e gjysmë banorë) nuk mund të furnizonte forca të qëndrueshme kolonizuese. Perandoria Portugeze mbeti një perandori e kufizuar enklavash, pra e pikave portuale të tregtisë përgjatë bregdeteve të Indisë dhe Kinës. Përfitues të pasurive të vendeve të pushtuara u bënë kryesisht Kurora dhe tregtarët e përkrahur prej saj në tregtinë me Tema 3 Spanja dhe Portugalia: shtetet e para kolonialeGrmicëhistorikeNë kontaktet e tij me popullsinë azteke, Hernan Kortesit (Hernán Cortés) i dhanë një pije të quajtur Xocolatl (“ujë i hidhur”, origjina e fjalës çokollatë). Pas pushtimit të Meksikës, Kortesi mori në zotërim edhe depozita të mëdha kakaoje. Kokrrat e saj përdoreshin për të përgatitur pijen, por edhe si monedhë shkëmbimi. Fillimisht, kakaoja nuk u prit mirë në Spanjë, ndoshta për shkak të shijes së hidhur, por pasi iu shtuan erëza të ndryshme, si vanilja apo kanella, pija u bë shumë popullore. Taksat mbi të ishin aq të larta, sa vetëm të pasurit mund t’ia lejonin vetes luksin që ta pinin.Perandoria PortugezeKepi i Shpresës së Mirë MozambikuOqeani IndianOqeani AtlantikOqeani PaqësorAZIAAFRIKAINDIAKINAAMERIKA E VERIUTInditëPerëndimoreAMERIKA E JUGUTBRAZILIPORTUGALIASao TomeMalakaJavaMakaoOrmuzKalkutaGoaKantonLisbonaShtrirja e Perandorisë Portugeze në shek. XVI279

