Page 82 - Demo
P. 82
Hernan Kortes 3Indinë. Megjithëse kurora portugeze investoi shumë në ndërtimin e anijeve dhe në krahun e punës për këtë perandori, kjo ishte shumë e kushtueshme për një vend të vogël dhe me burime të kufizuara. Vetëm gjysma e anijeve të angazhuara në tregtinë e Indisë i mbijetoi një udhëtimi të dytë. Perandoria portugeze ishte shumë e gjerë dhe Portugalia, shumë e vogël për ta ruajtur atë. Duke filluar nga shekulli XVII, tregtarët portugezë u mposhtën nga tregtarët e kombësive të tjera, kryesisht spanjollët, italianët, holandezët.Perandoria SpanjollePerandoria Spanjolle u formua në Inditë Perëndimore ose në Amerikë. Kolombi i siguroi Spanjës Antilet; mes viteve 1499 dhe 1501, Vespuçi i siguroi Spanjës bregdetin Atlantik të Amerikës së Jugut; në vitin 1513 Balboa, duke përshkuar Istmin e Panamasë, e çoi flamurin spanjoll në bregun e Oqeanit Paqësor. Kolombi, qysh në udhëtimin e tij të dytë kishte sjellë me vete edhe një grup emigrantësh, por fluksi i vërtetë emigrues nga Spanja në Amerikë filloi vetëm pasi Hernan Kortesi, mes viteve 1519 dhe 1521 pushtoi Meksikën. Spanjollët nuk gjetën në Botën e Re territore të boshatisura. Në fakt, pushtuesit dhe kolonët evropianë u gjendën menjëherë në kontakt me popullsitë vendase që kishin një kulturë të tyren diku primitive, sikurse në ishujt Karaibe, diku tjetër të zhvilluar dhe komplekse, sikurse kemi rastin në Meksikë me aztekët ose në Peru me inkasit. Pushtuesit dhe kolonët nuk patën asnjë lloj respekti ndaj vendasve. Të frymëzuar nga besimi se kishin arritur toka të pasura me metale të çmuara, ata u përqendruan në grabitjen e arit dhe të argjendit, duke e realizuar këtë nëpërmjet një dhune dhe masakre të pashembullt ndaj vendasve.Në vitin 1518, pasi zbarkoi në bregun meksikan, Hernan Kortesi nisi këtë ndërmarrje, e cila në harkun e pak viteve solli vënien nën zgjedhë të Meksikës (zotërim i aztekëve), që banohej, sipas disa studiuesve, nga rreth 25 milionë banorë.Në vitet 1530-1535 vijon faza e dytë e pushtimit, e cila pati si objekt Oqeani PaqësorOqeani Peruja e Re IndianSpanja e Re Oqeani AtlantikSPANJAIshujt FilipineMbretëria e Portugalisë Vendet e Ulëta SpanjolleTangeriMbretëria e SardenjësMbretëria e SicilisëMbretëria e NapolitDukati i MilanosPerandoria SpanjolleFjalorenklavë - një pjesë territori e rrethuar nga një territor më i gjerë, banorët e të cilit dallojnë nga pikëpamja kulturore dhe etnike.Shtrirja e Perandorisë Spanjolle në shek. XVI480

