Page 83 - Demo
P. 83
Tematika IVshtrirjen përgjatë brigjeve të Paqësorit dhe në mënyrë të veçantë në Peru. Këtu mbizotëronin inkasit, të cilët njëlloj ose më shumë se aztekët meksikanë, kishin arritur një shkallë të lartë qytetërimi dhe një organizim shoqëror e politik të qëndrueshëm. Duke përfituar nga befasia dhe nga mosmarrëveshjet e brendshme që kishin mbërthyer në këtë moment Perandorinë e inkasve, një ekspeditë e aventurierëve spanjollë, e drejtuar nga Fransisko Pizarro, përsëriti suksesin e Kortesit në Meksikë. Për të administruar zotërimet amerikane, në Madrid u krijua Këshilli i Indive. Ky organ kishte si përfaqësues më të lartë në koloni dy mëkëmbës: një në Spanjën e Re, që përfshinte Meksikën dhe vendet e Karaibeve, dhe një në Kastiljen e Re, që përfshinte zotërimet e Amerikës Jugore. Secili nga këta mëkëmbës mbështetej nga një institucion i thirrur Audiencia, organ në të cilin ishin mishëruar funksionet e këshillit të qeverisë dhe të gjykatës së lartë. Për marrëdhëniet ekonomike, mes atdheut mëmë dhe kolonive ishte krijuar e ashtuquajtura Casa de la Contrataciòn, me seli në Sevilje, me detyrë që të kontrollonte ngarkesat e arit dhe të argjendit. Ari dhe argjendi të nxjerrë nga minierat e kolonive, u kthyen në faktorë vendimtarë për ekonominë e Spanjës, mirëpo këto të ardhura nuk u përdorën për të nxitur zhvillimin ekonomik të saj, por për shpenzime lufte. Kolonitë shërbenin si burim lëndësh të para për vendet kolonizuese dhe si tregje, ku këto të fundit shisnin produktet e tyre të gatshme. Kolonitë mbanin lidhje të drejtpërdrejta vetëm me metropolin dhe u ishte ndaluar tregtia me njëra-tjetrën.Procesi i kolonizimit pati disa efekte mbi popullsinë e kolonive, që ishin përgjithësisht negative. Fillimisht, spanjollët shkatërruan kulturën vendase (qytetërimet, trashëgiminë kulturore). Ata masakruan një pjesë të madhe të popullsisë dhe morën shumë pasuri prej kolonive pa dhënë asgjë në këmbim. Gjithashtu, vendasit praktikisht u kthyen në skllevër dhe u detyruan të punonin në kushte shumë të vështira. Popullsia e kolonive u godit rëndë nga sëmundjet dhe epidemitë e sjella në tokat e reja nga kolonizatorët. Nga ana tjetër, në kolonitë u futën teknologjia, gjuha, kultura dhe institucionet e përparuara evropiane.• Paraqitni në mënyrë skematike dinamikën territoriale të procesit të kolonizimit prej spanjollëve dhe portugezëve.• Cilët ishin pushtuesit më të njohur në procesin e krijimit të perandorive koloniale?• Cili ishte mekanizmi me anë të të cilit spanjollët qeverisnin kolonitë e tyre?• Evidentoni popullsitë kryesore vendase që gjetën evropianët në kontinentin amerikan.• Analizoni pasojat e pushtimeve koloniale për metropolet dhe për vetë kolonitë.Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Cilët faktorë ndikuan në dobësimin e pozitës koloniale të Portugalisë, në krahasim me shtetet e tjera koloniale, sidomos pas shekullit XVII?Hulumtoni dhe diskutoniShfrytëzimi i Meksikës nga konkuistadorët spanjollë (afresk nga Diego Rivera, Pallati Kombëtar)581

