Page 84 - Demo
P. 84


                                    Elizabeta I Tudor.Portret, 1592Karli I. Pikturë e Entoni van Dik, 163312Tema 4 Anglia në shekullin XVIIGrmicëhistorikeElizabeta I e Tudorëve dhe ardhja e Stjuartëve në fronin anglezElizabeta I (1558-1603) ishte mbretëresha e fundit e dinastisë së Tudorëve, dinasti që mbretëroi në Angli nga viti 1485 deri më 1603. Ajo ishte një mbretëreshë inteligjente, e edukuar me traditën humaniste dhe nuk u martua kurrë. Nën udhëheqjen e Elizabetës, Parlamenti fitoi një rol të rëndësishëm në qeverisje, sepse kurora kishte nevojë për pëlqimin e tij për ligje dhe taksa të reja. Pushteti gjyqësor kontrollohej me anën e gjykatave mbretërore. Ajo vdiq në vitin 1603 dhe Tudorët nuk kishin trashëgimtarë të tjerë, përveç mbretit Stjuart të Skocisë, i cili u kurorëzua mbret i Anglisë me emrin Jakovi I. Tabloja e re e monarkisë përfaqësonte tashmë një bashkim personal të dy mbretërive. Ai ishte kreu i Kishës Anglikane, një absolutist i bindur, që besonte se pushteti i tij buronte nga Hyji. Për rrjedhojë, ai u përplas me dy rryma të opinionit publik. Njëra, e natyrës politike, dëshironte të mbronte Parlamentin, të drejtën e përbashkët dhe kushtetutën e vjetër angleze nga kërcënimi absolutist i Stjuartëve. Tjetra ishte e aspektit fetar dhe u njoh si puritanizëm, një formë më e thelluar e kalvinizmit. Puritanët ishin për pastrimin e Kishës Anglikane nga strukturat e katolicizmit. Puritanët ndaheshin në dy rryma kryesore: Presbiterianët dhe Indipendentët. Me kalimin e kohës filloi të formohej një bllok opozitar që gërshetonte opozitën parlamentare me atë fetare. Sundimi i StjuartëveMbretërit Stjuartë, Jakovi I (1603-1625) dhe i biri, Karli I (1625-1649), me politikën e tyre prishën ekuilibrat e mbretërisë dhe synuan vendosjen e monarkisë absolute. Në periudhën e Karlit I, ballafaqimi me kundërshtarët erdhi duke u ashpërsuar. Kontrolli parlamentar mbi taksat ishte një element themeltar si në mbrojtje të pronarëve, ashtu edhe në ushtrimin e presionit mbi qeverinë mbretërore. Meqenëse kërkesat e Kurorës qenë pranuar gjithmonë me ngurrim nga Parlamenti, sovranët kërkuan të qeverisin pa këtë institucion. Në vitin 1628, Parlamenti miratoi Peticionin mbi të Drejtat, një kartë kjo e lirive kushtetuese që kufizonte pushtetin e Mbretit dhe mbronte liritë e parlamentarëve, si dhe të drejtat në përgjithësi. Pas kësaj, në mars të vitit 1629, Karli I shpërndau Parlamentin dhe deri më 1640 sundoi pa parlament. Në vitin 1639, në Skoci shpërtheu një revoltë, e shkaktuar nga politika arrogante fetare e mbretit që kërcënonte identitetin kombëtar të Skocisë. Më pas ndodhi Djali i mbretit Karli I Stjuart, mbreti i ardhshëm Jakovi II, pas arrestimit të atit, u burgos në njërin prej pallateve mbretërore së bashku me motrat dhe vëllezërit e tij. Arratisja e tij nga pallati u lehtësua nga një lojë kukafshehthi. Jakovi ishte shumë i zoti në këtë lojë, aq sa një herë u desh plot një orë që ta gjenin. Një lojë e tillë u përdor si mbulesë për ta nxjerrë nga territori i pallatit drejt lumit, ku ai u vesh me rroba vajzash dhe u arratis nga Londra për të shkuar tek e motra, princesha e Oranzhit.82
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88