Page 85 - Demo
P. 85


                                    Tematika IVMbretit Karli I i pritet koka gjatë Revolucionit Anglez.Pikturë, 16493Busti i Oliver Kromuellit, vepër e F. Pomeroit, 19014pushtimi skocez i Anglisë dhe një luftë që mund të financohej vetëm nëpërmjet vendosjes së taksave të reja. Atëherë, mbreti u detyrua të thërriste Parlamentin, i cili e shfrytëzoi pozicionin e vet për të sulmuar Kurorën dhe për të rivendosur ekuilibrin tradicional të pushteteve. Në vitin 1641, kundërshtarët e Karlit fituan të drejtën që taksat të miratoheshin vetëm nga Parlamenti, gjë që nuk mund të pranohej prej mbretit. Kur në vitin 1642 u duk qartë se as përkrahësit e mbretit dhe as partizanët e Parlamentit nuk lëshonin pe, shpërtheu një luftë civile që përfshiu Anglinë, Skocinë dhe Irlandën. Të dyja partitë u paraqitën si mbrojtëse të traditës dhe akuzonin njëra-tjetrën. Parlamenti, Kushtetuta dhe e Drejta e Përbashkët ishin shtyllat e vjetra dhe të qëndrueshme të shoqërisë angleze, por po aq i rëndësishëm ishte shenjtërimi i pushtetit mbretëror. Pasi kishin mbijetuar duke ndërvepruar për shekuj, monarkia e së drejtës hyjnore dhe konstitucionalizmi tashmë kishin filluar t’i kundërviheshin njëri-tjetrit, duke kundërvendosur kështu edhe grupet shoqërore dhe familjet e shoqërisë angleze. Lufta civile në Angli. Republika, Protektorati, Restaurimi i StjuartëveNë vitin 1640, Karli I u detyrua të mblidhte sërish atë që do të njihej si Parlamenti i Gjatë, 1640-1653, i formuar nga përfaqësues të vendosur të lirisë. Parlamenti i ri shpalli dënimin e ministrave mbretërorë dhe përjashtimin e peshkopëve nga Dhoma e Lordëve; shfuqizoi taksat e vendosura pa miratimin parlamentar, shfuqizoi zyrat administrative dhe gjyqësore të varura drejtpërdrejt nga Kurora. Më 1641, u vendos që Parlamenti mund të shpërndahej vetëm me vullnetin e vet. Gjykata e Ankesave të Përgjithshme duhet të jepte urdhrin për mbrojtjen e të drejtave të personit që ndalohej.,tëvesërish atë që do i formuar nga nti i ri shpalli ërjashtimin e qizoi taksat e hfuqizoi zyrat a drejtpërdrejt lamenti mund tëkata e Ankesave tërojtjen83
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89