Page 86 - Demo
P. 86


                                    7Karli II. Pikturë e Sër G. Knellerit, 16855Jakovi II, Pikturë e Sër G. Knellerit, 16806Akti i Lirive dhe i të DrejtaveKjo sjellje kundër pushteteve të mbretit nga ana e Parlamentit i vendosi dy grupimet, Partinë Mbretërore (grupimi i ruajalistëve) dhe Partinë Parlamentare (grupimi i kokërrumbullakëve), në pozicione të pakthyeshme, gjë që çoi në dy luftërat civile: Lufta e Parë, 1642-1646 dhe Lufta e Dytë, 1648-1649. Ato përfunduan me fitoren e partizanëve indipendentë të Parlamentit, ku spikati figura e Oliver Kromuellit (Oliver Cromwell). Mbreti u gjykua nga një gjykatë speciale, e emëruar nga elementë radikalë të Parlamentit. Ai u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 30 janar 1649. Në mars 1649, u hoq Dhoma e Lordëve dhe Dhoma e Komunave u shpall organi më i lartë i pushtetit shtetëror. Kështu, Parlamenti ishte tashmë një institucion i cunguar. Ky parlament emëroi Këshillin e Shtetit, i njohur më vonë si Këshilli i Fshehtë i Protektorit Kromuell. Fazat kryesore që pasuan rënien e monarkisë janë: 1. Republika, janar 1649-1653; 2. Protektorati i Kromuellit, 1653-1660. Pasi kishte jetuar për 11 vjet pa parlament, vendi jetoi edhe 11 vjet të tjera pa mbret, nga viti 1649 deri më 1660. Kjo shtrirje në kohë ka qenë epoka e Republikës puritane të Oliver Kromuellit dhe, për një periudhë të shkurtër, e të birit, Riçardit.Kushtetuta e Protektoratit është quajtur “Instrumenti i Administrimit”. Në planin e brendshëm u vendos një regjim i rreptë puritan. Mirëpo, paqëndrueshmëria politike e vendit bëri që në vitin 1660, monarkia të restaurohej sërish me Karlin II, djalin e mbretit të ekzekutuar më 1649. Monarkët e rinj Stjuartë, të rivendosur në fron, Karli II (1660-1685) dhe Jakovi II (1685-1688), bënë sërish përpjekje për prishjen e marrëveshjes së arritur për ruajtjen e ekuilibrit mes pushteteve të mbretit dhe Parlamentit, si dhe të ekuilibrave fetarë në vend. Revolucioni i LavdishëmNë vitin 1688, shpërtheu një revoltë e kryesuar nga një grup fisnikësh, që solli, pa gjakderdhje, rrëzimin e Jakovit II dhe ardhjen në fronin mbretëror anglez të Uilliam Oranzhit, një kampion i protestantizimit në skenën evropiane, dhe së bijës protestante të Jakovit II, Marias. Uilliam Oranzhi u bë edhe mbreti i Anglisë me emrin Uilliam III. Përmbysja e vitit 1688 njihet si Revolucioni i Lavdishëm, sepse, pa dhunë, u arritën ndryshime revolucionare përparimtare dhe kushtetuese, të panjohura për kohën dhe që mbijetojnë edhe sot e kësaj dite. U hap rruga për vendosjen e monarkisë parlamentare dhe për forcimin e parlamentarizmit. Më 1689, u shpall Akti i Lirive dhe i të Drejtave, i cili përforcoi të drejtat e vjetra të Parlamentit, liritë n ihes. ëiië84
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90