Page 87 - Demo
P. 87
Tematika IV• Çfarë përfaqëson Elizabeta I për Anglinë, në aspektin e fuqisë shtetërore dhe të një rendi të rregulluar?• Pse Stjuartët prishën rendin normal të gjërave në Angli?• Kur u zhvilluan Luftërat Civile në Angli? Cilat qenë palët në konfliktin civil dhe çfarë çështjesh u diskutuan?• Çfarë përfaqëson Revolucioni i Lavdishëm për Anglinë?• Tregoni me pak fjalë përmbajtjen e Aktit të Trashëgimit të Fronit dhe Aktit të Bashkimit.Verifikoni njohuritëqytetare, të drejtën për të bërë peticione, lirinë e fjalës, zgjedhjet e lira për Dhomën e Komunave etj. Monarkut i ndalohej të pezullonte e të ndryshonte ligjet pa pëlqimin e Parlamentit. Shpallej e paligjshme nxjerrja e taksave në të mirë të Mbretit, pa miratimin e Parlamentit. Më 1701, u shpall Akti i Trashëgimit të Fronit, që përcaktoi se froni mbretëror duhej t’i kalonte gjithmonë pasardhësit më të afërt anglikan të familjes së Stjuartëve. Ndërsa më 1707, me Aktin e Bashkimit u krye bashkimi i dy mbretërive, të Anglisë dhe Skocisë, duke formuar një shtet të ri, Mbretërinë e Bashkuar. Epoka e Stjuartëve përfundoi më 1714, me mbretëreshën Ana, vajzën e vogël të Jakovit II. Më 1714, e pasoi Xhorxhi I i shtëpisë së Hanoverit.Ardhja e Uilliam Oranzhit në Angli, në dhjetor të vitit 16888Mendoni në mënyrë kritike: Konflikti mbret-parlament përfundoi me ekzekutimin e Karlit I Stjuart. Arsyetoni përse, pas pak vitesh, ishte vetë Parlamenti që solli përsëri Stjuartët në pushtet me Karlin II.Hulumtoni dhe diskutoni85

