Page 88 - Demo
P. 88


                                    Harta e 113 koloniveTema 5 Lufta për pavarësi dhe Lufta Civile në Amerikën VerioreGrmicëhistorikeKolonitë angleze në Amerikën Veriore dhe mosmarrëveshjet me BritaninëNë fillim të shekullit XVIII, Amerika Veriore ishte nën zotërimin e shteteve të mëdha koloniale të Evropës, Anglisë, Francës, Spanjës e Portugalisë. Kolonitë angleze shtriheshin përgjatë bregdetit lindor të Atlantikut. Pjesa qendrore (e quajtur ndryshe Luiziana) dhe Kanadaja ishin koloni të Francës. Kolonitë angleze kishin krijuar institucione specifike vendase, megjithëse të nënshtruara ndaj kurorës britanike. Qeveria angleze, e kontrolluar nga Parlamenti, u kishte dhënë kolonive një autonomi, e cila u rrit gjithmonë e më shumë në vite. Sipas sistemit ekonomik dhe marrëdhënieve shoqërore, kolonitë angleze në Amerikën Veriore paraqisnin diferenca mes kolonive të Veriut e Qendrës nga njëra anë dhe atyre të Jugut nga ana tjetër. Të parat kishin një ekonomi të tipit evropian, të hapur ndaj aktivitetit industrial dhe mbështeteshin tek eksporti, ndërsa kolonitë e Jugut karakterizoheshin nga ekonomia bujqësore e mbështetur te plantacionet e pasura dhe shfrytëzimi i skllevërve. Me gjithë ndryshimet që ekzistonin mes kolonive, si në aspektin ekonomikoshoqëror, ashtu edhe në atë politik, ato vendosën lidhje të forta ekonomike dhe krijuan një bashkësi territoriale dhe gjuhësore që i dallonte si një komb i veçantë. Amerikanët kishin procesin e tyre historik të formimit, territorin e tyre, jetën e tyre ekonomike dhe tiparet e përbashkëta të botës shpirtërore.Në shekullin XVIII, kolonitë angleze të Amerikës Veriore njohën një zhvillim të jashtëzakonshëm demografik dhe ekonomik. Nga gjysma e shekullit XVIII, opinioni publik u bind se shtrirja Sulmi i parë në histori me nëndetëse ndodhi në portin e Nju-Jorkut, më 1776, gjatë luftës amerikane për pavarësi. Një shpikës nga Konektikati, David Bushnell, e quajti nëndetësen e tij “Breshka” (Turtle), sepse ajo u ngjasonte dy guaskave të mëdha breshke të ngjitura bashkë. Për fat të keq, sulmi i saj ndaj një anijeje britanike nuk pati sukses, sepse nëndetësja u ngatërrua me helikën e anijes dhe iu desh të dilte në sipërfaqe.Territor i pretenduar nga SpanjaXhorxhiaKarolina e JugutKarolina e VeriutVirxhiniaPensilvaniNju JorkMerilendDelauerNju XhërsiKonektikatRoud AilendMasaçusetNju HampshërTerritor i pretenduar nga FrancaTerritor i pretenduar nga 13 kolonitë e para86
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92