Page 89 - Demo
P. 89
Tematika IVXhorxh Uashington. Portret, 18502Firmosja e Deklaratës së Pavarësisë, 4 korrik, 1776. Pikturë e Xhon Trambëllit3drejt Perëndimit mund të arrihej vetëm pas largimit të francezëve nga Amerika e Veriut. Ky objektiv u realizua pjesërisht nga Lufta Shtatëvjeçare që përfundoi me Paqen e Parisit (1763), falë së cilës, Kanadaja i kaloi Anglisë. Për t’u bërë ballë shpenzimeve të luftës, qeveria angleze u kërkoi amerikanëve të paguanin taksa të reja. Kjo kërkesë u prit si një akt tiranie në Amerikë dhe protesta të fuqishme u përhapën përgjatë gjithë bregut të Atlantikut, nën parullën “asnjë taksë, pa përfaqësinë tonë”. Revolucioni dhe pavarësia e koloniveMë 1773, kolonitë bojkotuan importimin e çajit anglez dhe kundërshtuan taksën doganore mbi të, duke u vënë kështu në konflikt të hapur me shtetin mëmë. Delegatët e kolonëve u mblodhën në një Kongres Kontinental, në Filadelfia, në të cilin u vendos që të bojkotoheshin mallrat britanike. Kjo u pasua me përgjigjen e armatosur të britanikëve.Lufta mes forcave qeveritare angleze dhe kolonëve amerikanë shpërtheu më 1775, me betejën në fshatin Leksington, e cila dha sinjalin e parë të luftës për pavarësi. Kongresi i Dytë Kontinental vendosi prerjen e një monedhe të re, krijimin e arkës shtetërore dhe krijimin e ushtrisë së rregullt amerikane. Me këto vendime, kongresi në fakt e veshi veten me atributet e një qeverie të pavarur të një shteti me konture të qarta. Kryekomandant i ushtrisë së re u caktua Xhorxh Uashingtoni (George Washington). Gradualisht, radikalët arritën t’i bindnin të moderuarit që të shkëputeshin tërësisht nga Anglia. Kështu, më 4 korrik 1776, Kongresi i prishi lidhjet ligjore me Britaninë e Madhe dhe miratoi zyrtarisht Deklaratën e Pavarësisë, në të cilën shpallej “shkëputja e të gjitha lidhjeve politike të Amerikës me Britaninë e Madhe”. Pas një sërë betejash të rëndësishme të fituara nga amerikanët (Trenton, 1776; Saratoga, 1777), ata nënshkruan një aleancë me qeverinë franceze.Pjesëmarrja e trupave franceze u mundësoi revolucionarëve amerikanë disa fitore të rëndësishme mbi britanikët, duke i detyruar ata të njihnin pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Traktati i paqes u nënshkrua në Paris, në vitin 1783. ,me shtetinnental, në ke. Kjo u anëhal,oi a e Pas enton, ranceze.kanë disa87

