Page 9 - Demo
P. 9
Vazo kineze prej bronzi (shek. III pr.K.)3Ndërtimi i sintezësKu? Në brigjet e lumenjve.• Mjedisi gjeografik favorizonte… Luginat mundësonin zhvillimin e… Banorët ndërtonin vepra… Lumenjtë e lundrueshëm favorizonin…Si? Me anë të një organizimi shoqëror hierarkik.• Pushteti i faraonit apo mbretërve ishte… Aristokracia dhe priftërinjtë ishin…• Shumica e popullsisë përbëhej nga…Diskutim koncepteshShtet i centralizuar: Ç’kuptoni me këtë? Pse në këto vende shteti ishte i tillë?Kode: Çfarë janë e ç’përfshijnë ato? Cilat janë kodet më të vjetra që njihni? Shoqëri: Në vendet e Lindjes së Lashtë, shoqëria organizohej në formën e një piramide. Ndërtoni një skemë në formë piramide, duke vendosur në shkallët e saj shtresat shoqërore sipas pozicionit, nga maja deri në bazë (faraoni, priftërinjtë, aristokratët, tregtarët e nëpunësit, zejtarët, fshatarët, skllevërit).Fjalor historikhieroglife, kuneiform, faraon, zigurat, piramidë, mumie, sarkofag, sistem ujitës, shkrues, politeizëm.Verifikoni njohuritë• Pse lumenjtë konsiderohen si “qumështi i qytetërimeve”? • Pse sistemi i ujitjes artificiale në Egjipt, Mesopotami etj., diktonte lindjen e një pushteti të vetëm e të fortë?• Cilat janë disa nga arritjet e popujve të Lindjes së Lashtë në fushën e kulturës? • Në cilat fusha u dalluan më tepër egjiptianët? Po babilonasit, fenikasit, persët etj.?• Çfarë dini për besimet e këtyre popujve: perënditë, fatin, shpirtin, botën e përtejme?• Pse ishte i rëndësishëm shkrimi? Po shkrimi i ligjeve?• Cili ishte roli i faraonit?• Pse Hamurabi konsiderohet si mbreti më i fuqishëm i Babilonisë?• Cilat janë qytetërimet e largëta dhe pse quhen kështu?• A kanë ndikim në ditët e sotme arritjet e qytetërimeve të lashta? Kujtesa historike Diskutoni: Qytetërimet e lashta, qoftë të mëdhatë, qoftë të voglat, janë zhdukur, por kujtesa historike për to ruhet ende. Pse? Cili është mendimi juaj për këtë?SugjerimNë kohën e lirë, ju rekomandojmë të lexoni këta libra: “Epi i Gilgameshit”, 1990; “Uarda” të Georg Ebersit, 1979; “Rrëfimi artistik i historisë së njerëzimit” të Margarita Albedilit, 2008; “Perla të mendimit njerëzor”, 2006 e të tjera.Po babilonasit, fenikasit,të, fatin, shpirtin, botëneve?ëm i Babilonisë?shtu?meve të lashta?atë, qoftë tëhetëShkruesit, njerëz me pushtet (skulpturë, 2620-2500 pr.K., Muzeu i Luvrit). Ata që zotëronin teknikat e shkrimit, ishin njerëzit më të rëndësishëm në administratën e shtetit egjiptian.47

