Page 90 - Demo
P. 90


                                    5Revolucioni politikLufta për pavarësi u shoqërua edhe me një revolucion politik. Përveç Deklaratës së Pavarësisë, Kuvendi Kontinental hartoi gjatë viteve të luftës kushtetutën e parë amerikane dhe, dhjetë vjet më pas, në kohë paqeje, Kuvendi Kushtetues hartoi një kushtetutë të re, e cila është edhe sot në fuqi. Kuvendi i ri Kushtetues u hap më 25 maj 1787, në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia. Pas katër muajsh, më 17 shtator 1787, delegatët nënshkruan kushtetutën. Në bazë të kushtetutës së re, nga pikëpamja e formës shtetërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin Republikë Federale, ndërsa nga pikëpamja e formës së qeverisë, Republikë Presidenciale. Kushtetuta ndau kompetencat midis qeverisë kombëtare dhe qeverive shtetërore. Ajo parashikoi një qeveri të balancuar kombëtare, duke e ndarë pushtetin në tri degë të pavarura: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Kongresi, organi legjislativ, përbëhej nga dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve. Numri i përfaqësuesve në Senat do të ishte gjithmonë i njëjtë, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve ky numër do të përcaktohej në raport me numrin e popullsisë. Dega juridike përfaqësohej nga Gjykata e Lartë. Dega ekzekutive përfaqësohej nga presidenti dhe qeveria e tij. Presidenti është komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe i flotës, si dhe i forcave të mbrojtjes territoriale. Ai përgjigjet për ekzekutimin e ligjeve, ka të drejtën që me këshillën dhe miratimin e Senatit të nënshkruajë traktate. Ai emëron të gjithë zyrtarët e lartë të SHBA-së. Në vitin 1791, kushtetutës do t’i shtoheshin edhe 10 amendamente (shtesa) të reja kushtetuese që do të kishin të bënin me liritë. Lufta civile 1861-1865Rreth viteve 1840-1850, kundërshtitë mes shteteve të Veriut dhe atyre të Jugut u rritën në mënyrë të ndjeshme. Shtetet e Veriut u orientuan drejt rritjes së pushteteve të qeverisë federale, si në çështjen e skllavërisë, ashtu edhe në fushën ekonomike. Interesat industrialë, mbizotërues në shtetet e Veriut, përqendroheshin në mbështetjen e industrisë vendase. Shtetet e Veriut u kërkuan shteteve të Jugut vendosjen e taksave doganore për produktet industriale angleze që hynin aty, çka do të favorizonte shitjen e produkteve industriale që prodhoheshin në Veri. Kjo binte ndesh me hapjen tregtare të shteteve bujqësore të Jugut. Zëdhënëse e këtyre interesave politikoekonomike u bë Partia Republikane, e mbështetur nga mjediset industrialo-financiare. Nga ana tjetër, shtetet e Jugut, ku mbretëronte sistemi i ekonomisë bujqësore, i bazuar në shfrytëzimin e punës së skllevërve, ishin mbrojtëse të autonomisë tradicionale, përkundër kërkesave centralizuese të qeverisë federale. Konflikti politik u shndërrua në konflikt ushtarak, kur në zgjedhjet presidenciale të vitit 1860 fitoi Abraham Linkolni (Abraham Lincoln), përfaqësues i Veriut. Shtetet e Jugut krijuan Konfederatën e Shteteve të Amerikës dhe shpallën shkëputjen nga shtetet e Veriut. Linkolni nuk e njohu shkëputjen e shpallur Kushtetuta, 17 shtator 178745Lufta civile 1861 18Rreth viteve 1840-1850Jugut u rritën në mënyrrritjes së pushteteve të qedhe në fushën ekonomVeriut, përqendroheshin u kërkuan shteteve të Juindustriale angleze që hyindustriale që prodhtë shteteve bujqësorekonomike u bëindustrialo-financsistemi i ekonomskllevërve, ishinkërkesave censhndërrua ntë vititpërfaqëShtete VAbraham Linkolni88
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94