Page 91 - Demo
P. 91
Tematika IVLufta civile midis Veriut dhe Jugut 6nga shtetet Jugore dhe e quajti të pavlefshme nga ana ligjore. Ai urdhëroi forcat e armatosura të mbronin territorin e ShBA-së. Lufta Civile ose Lufta për Shkëputje, zgjati katër vjet. Për të siguruar përfundimin me sukses të luftës, ishte e domosdoshme të çliroheshin skllevërit, të mobilizoheshin ata për luftë dhe të zgjidhej në mënyrë demokratike problemi agrar. Kështu, me anë të një dekreti, më 22 shtator 1862 u shfuqizua skllavëria, edhe në hapësirat e shkëputura nga ShBA-ja. Konflikti civil qe mjaft i përgjakshëm, me shkatërrime të pamasa. Më 9 prill 1865, komandanti verior Ulises Grent (Ulysses Grant) arriti t’i mundte jugorët, duke detyruar gjeneralin Li (Robert Edward Lee) të shpallte kapitullimin. Kështu përfundoi lufta civile në ShBA, me fitoren e forcave veriore unioniste. Së bashku me luftën përfundoi një herë e mirë ideja se bashkimi shtetëror ishte një konfederatë shtetesh anëtare, nga e cila, secili prej tyre mund të tërhiqej sipas dëshirës. Në vend të saj triumfoi ideja se Shtetet e Bashkuara ishin një shtet kombëtar, i përbërë prej një populli të bashkuar, të lidhur fortësisht në mënyrë të pakthyeshme. Kjo doktrinë u shkrua në mënyrë krejt të qartë në Amendamentin e 14-të kushtetues.• Cilat ishin kolonitë britanike, franceze dhe spanjolle në Amerikën e Veriut në shekullin XVIII?• Si u ndërtua pushteti i ri amerikan dhe cila është përmbajtja e Deklaratës së Pavarësisë?• Pse themi që krahas revolucionit të armatosur, në ShBA u zhvillua paralelisht edhe një revolucion politik? A mund ta argumentoni?• Cili qe shkaku kryesor i Luftës Civile?Verifikoni njohuritëMendo si historian: Analizoni shkaqet e fitores së shteteve të Veriut karshi atyre të Jugut gjatë Luftës Civile në ShBA.Hulumtoni dhe diskutoniLeximDeklarata e Pavarësisë ishte një vepër e përbashkët e një komiteti që përbëhej nga Tomas Xheferson (Thomas Jefferson), Roxher Sherman (Roger Sherman), Xhon Adams (John Adams), Benxhamin Frenklin (Benjamin Franklin)dhe Robert Livingston.89

