Page 92 - Demo
P. 92


                                    Tema 6 Revolucioni Francez i shekullit XVIIIGrmicëhistorikeTiparet e Revolucionit dhe ndikimi i iluminizmitRevolucioni Francez i vitit 1789 është një nga ngjarjet e mëdha në historinë njerëzore, që ndikoi gjerësisht në idetë dhe sjelljen e njeriut për shumë breza, duke pohuar kështu karakterin universal të ideve të frymëzuara nga iluminizmi. Në harkun e gjashtë viteve, 1789-1795, monarkia dhe aristokracia e vjetër e privilegjuar u përjashtuan nga drejtimi i vendit dhe u krijua një lloj i ri shteti. Në pushtet erdhën klasat që gjatë monarkisë absolute gëzonin pak ose aspak ndikim politik. Tregtarët dhe avokatët u bënë politikanë udhëheqës dhe fshatarët u vunë në zotërim të tokës së fisnikërisë dhe institucioneve fetare. Ky ndryshim rrënjësor në një prej shteteve të mëdha evropiane pati pasoja të shumta që i parapriu Revolucionit Francez të vitit 1789, është quajtur epoka e iluminizmit. E kaluara konsiderohej si një epokë e errësirës, ndërsa e tashmja ishte e ndritshme. Ndjenjat e përparimit mbizotëronin mes njerëzve të arsimuar, mendimtarëve dhe shkrimtarëve, si edhe te monarkët “iluministë”. Shpirti iluminist i shekullit XVIII rridhte nga revolucioni shkencor dhe intelektual i shekullit XVII. Ai përqafoi filozofinë e ligjit të natyrës dhe të së drejtës së njeriut. Zemra e këtij zhvillimi dhe kësaj lëvizjeje në Francë ishte Parisi. Filozofët, dijetarët dhe shkrimtarët e kësaj periudhe (Monteskjë, Ruso, Volter etj.), me shkrimet e tyre patën një ndikim të madh në ndërgjegjen shoqërore. Ky ndikim konsiderohet sot si një nga gurët themeltarë të lëvizjeve intelektuale dhe popullore, që do të çonin në Revolucionin Francez.Fillimi i Revolucionit Trazirat në Francë ndodhën kryesisht për shkak të moszgjidhjes në kohë të problemeve financiare dhe ekonomike. Për t’i vendosur taksa edhe shtresës së fisnikërisë, mbreti vendosi të mblidhte Përfaqësitë e Përgjithshme, të Kur situata në Francë nisi të bëhej e rrezikshme, Luigji XVI, MariAntuaneta (Marie Antoinette) dhe familja, të frikësuar për sigurinë e tyre, u përpoqën të arratiseshin nga vendi. Por ata u kapën thuajse në kufi, ndonëse njerëzit që nuk jetonin në Versajë nuk i njihnin anëtarët e familjes mbretërore nga pamja e jashtme (nuk kishte piktura apo vizatime të tyre për njerëzit e thjeshtë). Por, mes francezëve dhe mbretit ekzistonte një “kontakt” i drejtpërdrejtë: monedhat! Mund të duket e çuditshme, por kjo arratisje e planifikuar me kujdes dështoi pikërisht sepse Luigji XVI u njoh nga profili i tij i gdhendur në monedhat prej ari. Ata u kthyen në Paris dhe, më pas, u dënuan me vdekje.Dreka e filozofëve. Pikturë e Zhan Hyber, 1773190
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96