Page 93 - Demo
P. 93


                                    Tematika IVMësymja e Bastijës, 1789. Pikturë e Zh.P. Huelit2përbëra nga përfaqësues të klerit, fisnikërisë dhe shtresës së tretë, ku hynin gjithë të tjerët. Mbledhja e këtij institucioni do të krijonte tribunën politike ku do të nisnin veprimtaritë që do të çonin në përmbysjen e monarkisë absolute. Shtresa e tretë u vetëshpall “Asamble Kombëtare” dhe u angazhua në përgatitjen e një kushtetute. Ky veprim ishte akti i parë revolucionar, pasi ai i dha pushtet një organi pa autoritet ligjor. Në përplasjet që po lindnin mes fisnikëve dhe jofisnikëve, mbreti i Francës zgjodhi mbështetjen e të parëve. Ai u mundua të shpërndante Përfaqësitë e Përgjithshme me anë të forcës ushtarake, por nuk ia doli mbanë. Revolucioni në Francë kaloi pushtetin nga qeveria e deriatëhershme mbretërore tek Asambleja Kombëtare. Më 14 korrik 1789, turmat e vetarmatosura u grumbulluan përpara kështjellës së Bastijës, të ndërtuar në mesjetë për të mbajtur qytetin të nënshtruar. Marrja e saj shënoi një kthesë të rëndësishme, duke e shtyrë mbretin të pranonte situatën e re pariziane. Reformat e Asamblesë KombëtareAsambleja ndërmori një aktivitet të ethshëm legjislativ, shndërrues të sistemit politik francez. Ndër të tjera: a) U shfuqizua feudalizmi, pronat dhe titujt e fisnikërisë u eliminuan. b) U shfuqizuan privilegjet e çdo natyre. Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit (“Njerëzit lindin dhe vdesin me të drejta të barabarta”) parashtroi parimet e shtetit të ri: mbizotërimi i ligjit, barazia e qytetarëve para ligjit dhe sovraniteti kolektiv i popullit.c) Ministritë e vjetra dhe zyrat qeveritare, taksat e vjetra, qindra norma juridike krahinore, tatimet e brendshme, provincat dhe bashkitë e vjetra u eliminuan. Ndarja e ndërlikuar e territorit në qeveri dhe provinca u zëvendësua nga një sistem ndarjesh, i njëjtë për të gjitha krahinat e Francës. d) U miratua Kushtetuta Civile e Klerit, që e vendosi Kishën Katolike nën kontrollin shtetëror. Veprimtaria e Asamblesë Kushtetuese u kurorëzua me miratimin e kushtetutës, në vitin 1791. Sipas saj, pushteti sovran i kombit ushtrohej nga një asamble e zgjedhur njëdhomëshe, e quajtur Asambleja Legjislative. Mbretit i lihej vetëm një pushtet i vetos së përkohshme pezulluese, mbi ligjet e votuara nga Asambleja. 91
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97