Page 94 - Demo
P. 94


                                    Faza e dytë e Revolucionit Mbështetësit e Revolucionit u organizuan në rrethe, ndër të cilët më i rëndësishmi ishte “Shoqëria e miqve të Kushtetutës” (ose “Klubi i Jakobinëve”, nga vendi ku organizoheshin takimet). Ky grup do të luante një rol të rëndësishëm në fazën e dytë, radikale, të Revolucionit.Më 10 gusht 1792, një kryengritje në Paris shënoi përmbysjen e monarkisë kushtetuese dhe shpalljen e Republikës. Erdhën në pushtet zhirondinët, përfaqësues të borgjezisë tregtare industriale. Ndërkohë, Franca kishte hyrë në luftë me fuqitë monarkiste evropiane, që nuk mund ta pranonin ndryshimin revolucionar antimonarkist që kishte ndodhur në Francë. Mirëpo masat popullore, të nxitura dhe të udhëhequra nga Jakobinët, dhe veçanërisht nga Robespieri (Robespierre), Dantoni (Danton) dhe nga propaganda e vrullshme gazetareske e Maratit, iu kundërvunë mbretit, të cilin e mendonin tashmë të rreshtuar me fuqitë armike të Francës. Më 17 gusht 1792 u krijua Gjyqi i Jashtëzakonshëm, për të luftuar Kundërrevolucionin. Konventa Kombëtare u mblodh më 20 shtator 1792. Kur u zbuluan prova se mbreti kishte pasur korrespondencë të fshehtë me sovranët armiq, Konventa e dënoi Luigjin XVI për tradhti, nën presionin e sankylotëve, grupeve radikale popullore. Më 21 janar 1793, Luigji XVI u ekzekutua në gijotinë. Të gjithë ata që dëshironin thellimin e Revolucionit dhe mbrojtjen e Francës nga ushtritë aleate evropiane, filluan të rreshtoheshin me jakobinët. Përkrah jakobinëve u vendosën sankylotët, si krahu popullor në Francë. Këta iu kundërvunë zhirondinëve, pra grupeve të moderuara kundërrevolucionare. Më 31 maj 1793, Komuna e Parisit, organi revolucionar bashkiak parizian, nën presionin e sankylotëve grumbulloi një masë demonstruesish, të cilët pushtuan Konventën dhe imponuan arrestimin e udhëheqësve zhirondinë. Jakobinët tani u bënë zotër të Konventës. Programi që ndoqi Konventa për rreth një vit u përpunua nga Maksimilien Robespieri (Maximilien Robespierre). Ky i fundit, ndonëse jakobin, nuk ishte plotësisht në një mendje me revolucionin popullor dhe anarkinë. Ky program synonte shtypjen e anarkisë, luftërave civile dhe kundërrevolucionit në atdhe, si dhe fitoren e luftës me anë të një mobilizimi të madh të popullit dhe të rezervave të vendit. Konventa veshi me pushtet ekzekutiv Komitetin e Shpëtimit Publik, të përbërë nga 12 anëtarë të vetë Konventës. U krijua gjithashtu Komiteti i Sigurimit të Përgjithshëm, organ suprem i policisë politike. Në vitet 1793-1794, synimi kryesor i Konventës ka qenë terrori ndaj të gjithë kundërshtarëve. Viktima të kësaj politike u bënë një numër personazhesh politike, duke filluar nga Mari-Antuaneta dhe monarkistë të tjerë, deri tek ish-kolegë revolucionarë dhe udhëheqës zhirondinë. Në rrjedhën e nëntë muajve, mendohet se në gijotinë kaluan nga 16 000 deri në 30 000 vetë. 34RobespieriDantoniFjalorsankylot(sansculottes) – ishin njerëzit e thjeshtë të klasave më të ulëta në fund të shekullit XVIII në Francë, shumë prej të cilëve u bënë partizanë radikalë të Revolucionit Francez.92
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98