Page 95 - Demo
P. 95
Tematika IVMari-Antuaneta në prag të ekzekutimit, 1794. Pikturë e Uilliam Hamiltonit6Në fazën finale, diktatura jakobine filloi të eliminonte edhe “bijtë e vet”. Fillimisht u godit Heberti dhe ekstremistët e majtë, më pas Dantoni dhe të moderuarit dhe, në fund fare, edhe Robespieri. Me grushtin e shtetit të 28 korrikut 1794 iu dha fund terrorit të diktaturës jakobine, me synimin për të vendosur në Francë një rend të qëndrueshëm dhe për të shpëtuar republikën prej tiranisë. Periudha që vijoi, nga 1794 deri në grushtin e shtetit të Napoleon Bonapartit më 1799, njihet si periudha e Direktoratit, për shkak të regjimit politik që bazohej në formën e qeverisë direktorale. Revolucioni Francez (1789-1799) përmbysi monarkinë absolute, por i shtyrë nga forcat ekstremiste, nuk arriti të prodhonte qëndrueshmëri politike në Francë dhe, për rrjedhojë, ndikoi në trazimin e gjithë Evropës në periudhën vijuese. Ndërkohë, parimet e këtij revolucioni dhe sidomos periudha e parë e monarkisë kushtetuese (1789-1792), krijoi modelin e parë kontinental të një monarkie të drejtuar nga ligjet dhe që mbronte barazinë civile dhe liritë e individit.• A mund të tregoni shkaqet e shpërthimit të Revolucionit Francez të shekullit XVIII?• A luajti iluminizmi rol frymëzues në nxitjen e shndërrimit revolucionar të regjimit politik në Francë?• A ishin të frymëzuara nga iluminizmi veprimet që ndërmorën revolucionarët jakobinë, apo kemi një ekstremizim të veprimeve të revolucionarëve dhe shtresave sankylote?• Cilat janë disa nga reformat e ndërmarra, që ju i gjykoni përparimtare dhe mirëfilli demokratike?• Krahasoni regjimin jakobin me diktaturat e tjera që ka prodhuar shoqëria moderne.Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: A mund të përparojë një vend nëse ka dhunë të përhershme politike?Hulumtoni dhe diskutoni93

