Page 96 - Demo
P. 96


                                    Napoleon 1BonapartiTema 7 Epoka e Napoleonit dhe epoka e RestaurimitGrmicëhistorikeNapoleon Bonaparti, nga konsullati drejt perandorisëPeriudha e paqëndrueshmërisë politike, shoqërore, ekonomike dhe trazirat në Francë, shtruan nevojën e ardhjes së një dore të fortë në krye të vendit. Mes gjeneralëve të ushtrisë, elita politike zgjodhi gjeneralin e ri, Napoleon Bonapartin. Pasi zbarkoi në Francë si fitimtar, ai organizoi një grusht shteti më 10 nëntor 1799 dhe rrëzoi Republikën e Direktoratit, duke u bërë Konsull i Parë i vendit, me fuqi të plota. Grushti i shtetit e vendosi Francën nën regjimin diktatorial të Bonapartit. Ai e konceptoi rolin e tij si të një “monarku të ndritur”, që e përdor pushtetin absolut për të ndërmarrë reformime të nevojshme të organizmit shtetëror dhe për të zbatuar një politikë të jashtme të hegjemonisë në të gjithë Evropën. Vitet e Konsullatit (1800-1804) janë për shoqërinë franceze vitet e një zhvillimi të qetë. Bonaparti synonte eliminimin e çdo përçarjeje dhe vendosi në Këshillin e Shtetit përfaqësues që nga jakobinët deri te filomonarkistët. Kushtetuta e miratuar në shkurt të vitit 1800, me anë të një referendumi popullor, synonte rindërtimin e një kuadri institucional, duke u garantuar francezëve barazi para ligjit. Në vitin 1801 u arrit një Konkordat me papën Piu VII. Bonaparti siguroi barazimin e bilancit shtetëror, krijoi sistemin e funksionarëve për mbledhjen e taksave të drejtpërdrejta dhe ripërtëriu taksat jo të drejtpërdrejta. U stabilizua kursi i monedhës (metalike), emetimi i së cilës u mor përsipër nga Banka Kombëtare. Pozitive qenë edhe zhvillimet në lidhje me legjislacionin që rregullonte shërbimet publike, si asistencën shëndetësore (spitalet dhe institutet e bamirësisë) dhe arsimimin publik. Kujdestaria e arsimit fillor iu caktua komunave, ndërsa shteti mori përsipër arsimin e mesëm (licetë) dhe atë universitar. Por suksesi më i madh i organizimit administrativ të Bonapartit ishte Kodi Civil, që u shpall në mars 1804, hartimin e të cilit Konsulli i Parë e ndoqi nga afër. Kodi frymëzohej nga disa parime themelore të Revolucionit: barazia e të gjithë qytetarëve përballë ligjit, liria e ndërgjegjes, mbizotërimi i pushtetit civil, përcaktimi dhe mbrojtja e të drejtave të pronës, shfuqizimi i çdo pengese për nismën e lirë. Pasi u plotësua me procedurën civile, atë penale Jo të gjithë e dinë që Napoleon Bonaparti ndryshoi standardin botëror të drejtimit të mjeteve. Përpara tij, kudo në Evropë, kalorësit qëndronin nga ana e majtë e rrugës, në mënyrë që dora e djathtë që mbante shpatën, të ishte e lirë për përdorim në rast nevoje. Napoleoni mendoi se kjo ishte një taktikë ushtarake e vjetër dhe ndryshoi anën, me qëllim që t'i kapte armiqtë në befasi. Kjo zgjedhje u përhap ngado në Evropën kontinentale dhe më pas kudo në botë, me përjashtim të Anglisë, e cila nuk u pushtua asnjëherë nga Napoleoni.Napoleon 1BonapartiNapoleon BonaPeriudhadhe trazirafortë në krzgjodhi gjenesi fitimtar, ai oRepublikënme fuqi të pdiktatorial tëtë ndritur”, qtë nevojshmtë ja1800, me anë të njëinstitucional, duke u arrit një Konkorbilancit shtetëror, ktë drejtpërdrejta dkursi i monedhës (Kombëtare. PozitivKodi Civil Francez 294
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100