Page 97 - Demo
P. 97
Tematika IVdhe me kodin tregtar, Kodi i Napoleonit në përgjithësi, ishte testi normativ i borgjezisë, i bazuar në aspiratat e saj: laicitetin e shtetit, lirinë e besimit, barazinë civile, mohimin e çdo gjendjeje të privilegjuar, garancinë për ushtrimin e lirë të talentit individual. Reformat e Napoleonit patën ndikim në të gjithë Evropën kontinentale, pasi u përhapën nëpërmjet ushtrive franceze në të gjitha vendet që pushtoi Franca në epokën e tij.Fitimtar ndaj armiqve dhe arkitekt i paqes, më 1802, me anë të një referendumi, Bonaparti u shpall Konsull i Përjetshëm. Në vitin 1804, organet legjislative votuan për shndërrimin e Republikës në Perandori. Më 2 dhjetor 1804, në Katedralen e Parisit, Papa Piu VII drejtoi ceremoninë madhështore të kurorëzimit të Napoleonit dhe gruas së tij, Jozefinës.Napoleoni dhe hegjemonia franceze në EvropëPerandoria e vitit 1804 zgjati dhjetë vjet. Napoleoni e ngriti pushtetin e tij mbi modelin e një princi absolut. Ai rrethohej nga fisnikë të rinj, me tituj e grada dhe origjina të ndryshme. Napoleoni përfshiu në dinjitetin perandorak familjen e tij (nënën, vëllezërit, motrat, kunetërit). Klani i madh i Bonapartëve përhapi dinastinë napoleoniane në shumë nga shtetet fqinjë.Pa përfunduar tranzicioni nga konsullati te perandoria, Franca hyri përsëri në luftë dhe pushtoi Holandën, Mbretërinë e Napolit, territorin e Hanoverit dhe mbylli portet për anijet angleze. Flota franceze u shkatërrua nga forcat angleze të udhëhequra nga admirali Nelson dhe Napoleoni i përqendroi synimet e tij drejt Gjermanisë dhe Austrisë. Më 2 dhjetor 1805, në Austerlic të Bohemisë, Napoleoni arriti fitoren e tij më të shkëlqyer ndaj Austrisë. Në vitin 1806 u shpartalluan 120 principata kishtare dhe laike, pjesë të Perandorisë së Shenjtë Gjermane. Perandoria e Shenjtë Romake dhe emri i saj qindravjeçar morën fund.3FjalorKonkordat - marrëveshje mes papës dhe një qeverie shekullare, lidhur me rregullimin e çështjeve të Kishës.Beteja e urës së Arkolës. Pikturë e Horas Verne.95

