Page 98 - Demo
P. 98


                                    Evropa napoleoniane rreth vitit 18124Gjatë punimeve të 5Kongresit të Vjenës, 1815Në dhjetorin e vitit 1810, cari i Rusisë, Aleksandri I, vendosi të tërhiqej nga sistemi kontinental dhe nga blloku kundëranglez. Napoleoni u nxitua ta ndëshkonte “aleatin e pabindur” dhe në qershor të vitit 1812, ushtria franceze kapërceu kufirin rus. Rusët kryen tërheqje strategjike në thellësi të territorit të tyre. Pas disfatës në betejën e Borodinos, në fillim të shtatorit, rusët e braktisën Moskën, pasi e dogjën atë plotësisht për të mos lënë asnjë burim furnizimi në duart e francezëve. Për shkak të vështirësive në furnizime dhe të ftohtit të madh e të parakohshëm, Napoleoni u detyrua të tërhiqej, i ndjekur nga ushtria ruse. Ushtritë aleate austriake, prusiane dhe ruse kërcënuan Parisin, i cili u dorëzua në mars 1814. Më 11 prill 1814, Napoleoni u burgos në ishullin e Elbës, por në mars të vitit 1815, ai u arratis nga Elba dhe u kthye në Paris, ku, i mbështetur nga ushtria, mori përsëri pushtetin. Aleatët e mundën në Vaterló të Belgjikës, në qershor 1815, dhe vendosën që ta internonin në ishullin e Shën Helenës, në Atlantikun Jugor, ku dhe ndërroi jetë.Kongresi i Vjenës, 1814-1815Kongresi i Vjenës u mblodh në shtatorin e vitit 1814 dhe zhvilloi punimet deri më 9 qershor 1815. Akti final i Kongresit të Vjenës u nënshkrua më 9 qershor 1815 dhe përcaktoi rregullimin gjeopolitik të Evropës për shekullin XIX. Anglia, Austria, Prusia dhe Rusia vendosën tri kritere bazë për drejtimin politik:a) kriteri i legjitimitetit, që nënkuptonte “qeveritë e vjetra në pushtet, princërit e vjetër në fron”;b) kriteri i sigurimit të përgjithshëm, në bazë të të cilit u forcuan territorialisht disa “shtete kuzhinetë”, me qëllim që të përmbanin Francën nga agresionet;Perandoria FrancezeShtete të tjera nën varësinë e NapoleonitKonfederata e RenitShtete të qeverisura nga të afërm të NapoleonitSPANJËFRANCËP E R A N D O R I A O S M A N EMbretëriae SardenjësMbretëriae NapolitMbretëriae Italisë HungariDanimarkëMbretëria e Bashkuare Britanisë së Madhedhe Irlandës SuediPrusiKorfuzPerandoria e AustrisëP E R A N D O R I A ER U S I S ËToskanëOqeani AtlantikDeti i ZiDeti MesdheDeti i VeriutPORTUGALIDukati iVarshavësKonfederatae Renit96
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102