Page 99 - Demo
P. 99
Tematika IVc) parimi i ndërhyrjes, sipas të cilit, sovranët e Prusisë, Rusisë dhe Austrisë ndërmerrnin ndihmë dhe asistencë reciproke.Harta politike e dalë nga vendimet e Kongresit të Vjenës paraqitet si më poshtë: Franca, në të cilën u restaurua monarkia e Burbonëve nën Luigjin XVIII (1814-1824), u vendos në kufijtë e vitit 1792. Sovrani mbajti në fuqi kushtetutën e vitit 1814. Kushtetuta parashikonte një Dhomë të Deputetëve të zgjedhur me të drejtë votimi shumë të kufizuar dhe një Dhomë të Fisnikëve Trashëgimtarë. Struktura administrative napoleoniane, Kodi Civil dhe Konkordati mbetën në fuqi dhe janë edhe sot e kësaj dite baza e shumë prej sistemeve administrative dhe ligjore në botë. Në Gadishullin Iberik u restauruan Gjoni VI i Bragancës në Portugali dhe Ferdinandi VII i Burbonëve në Spanjë. Nga bashkimi i Holandës me Belgjikën lindi Mbretëria e re e Vendeve të Ulëta, nën Vilhelmin I të Oranzhëve. Perandoria Austriake, e lindur pas shthurjes së Perandorisë së Shenjtë Romake (1806), me Francin I të dinastisë së Habsburgëve-Lorenë, mori në këmbim të Belgjikës territoret e mëparshme të Republikës së Venedikut. Territoret gjermane u organizuan tërësisht në “Konfederatën Gjermane”, që në krye kishte perandorin e Austrisë. Suedia dhe Norvegjia u bashkuan nën regjimin e Karlit XIII të dinastisë Holshtein. Perandoria Ruse me Aleksandrin I mori Finlandën, Besarabinë dhe tërë principatën e Varshavës.• A mund të ndërtoni kronologjinë e ngritjes së pushtetit napoleonian?• A u ruajtën fitoret e Revolucionit Francez gjatë epokës napoleoniane?• Si i shpjegoni fitoret e Napoleonit në fushën ushtarake?• A mund të tregoni arsyet e humbjes së ushtrisë napoleoniane në Evropë, më 1814?• A mund të shpjegoni kriteret mbi bazën e të cilave u ndërtua harta politike e Evropës pas Kongresit të Vjenës?Verifikoni njohuritëMBRETËRIA ESUEDISËMBRETËRIA EPOLONISËPERANDORIARUSEMBRETËRIA EHOLANDËSMBRETËRIA EFRANCËSMBRETËRIA ESPANJËSMBRETËRIA EPORTUGALISËLondërParisMadridLisbonëVjenëHANOVERSAKSONILUKSEMBURGBADENVURTEMBERGKONF.ZVICERANEMBRETËRIA ESARDENJËSSHTETI I KISHËSMBRETËRIA EDY SICILIVEPERANDORIAOSMANEPERANDORIA AUSTRIAKEMBRETËRIA LOMB.-VENETOOqeani AtlantikDeti iVeriut DetiBalltikDeti MesdheMBRETËRIA E PRUSISËKufijtë e Konfederatës gjermanikeShtete gjermaneEvropa pas Kongresit të Vjenës6Mendo si historian: Evidentoni aspekte ku edhe sot e kësaj dite janë të pranishme gjurmët e politikave napoleoniane dhe argumentoni arsyet e kësaj jetëgjatësie.Hulumtoni dhe diskutoni97

