Page 10 - Demo
P. 10
1.2GJENDJET E LËNDËS4Substancat e ngurta, të lëngëta dhe të gaztaKu ndryshojnë ato?Ndryshimi midis një substance të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë nuk është i vështirë të dallohet:Uji: i ngurtë, i lëngët, i gaztëUji mund të jetë i ngurtë (akull), i lëngët (ujë), dhe i gaztë (avuj uji). Gjendja e tij mund të ndryshojë duke u ngrohur ose duke u ftohur.Kur avujt e ujit ftohen, ndodhin shndërrimet e kundërta:Siç e shohim: kondensimi është i kundërti i avullimit; ngrirja është e kundërta e shkrirjes; pika e ngrirjes së ujit është e njëjtë me pikën e shkrirjes së akullit: 0°C.Substanca në gjendje të ngurtë ka masë, formë dhe vëllim të caktuar. Ajo nuk mund të shtypet dhe as të rrjedhë. Sillni ndër mend të gjitha objektet e ngurta përreth: format dhe vëllimet e tyre nuk ndryshojnë.avuj uji kondensohen (kthehen në gjendje të lëngët) ftohen nën 100 °C ngrijnë (kthehen në gjendjetë ngurtë)ftohen nën 0 °CSubstanca në gjendje të lëngët ka aftësi të rrjedhë, sepse shtresat e saj rrëshqasin ndaj njëra-tjetrës. Ajo ka masë e vëllim të caktuar dhe merr formën e enës ku ndodhet.LËNGPORTOKALLISubstanca e gaztë ka masë të caktuar. Ajo merr formën dhe vëllimin e enës ku ndodhet.1. Kur akulli vendoset në një vend të ngrohtë, shndërrohet ngadalë në ujë.Ky shndërrim quhet shkrirje.Termometri tregon 0°C derisa i gjithë akulli të ketë shkrirë. Temperatura 0°C quhet pikë e shkrirjes së ujit.Termometri tregon 0 °CKubet e akullit shkrijnë.2. Kur uji nxehet, temperatura rritet dhe një pjesë e tij shndërrohet në avuj uji. Ky ndryshim quhet avullim.Sa më shumë të nxehet uji, aq më shpejt avullon.avuj ujiujinxehtësi3. Gjatë nxehjes, në ujë shfaqen bulëzat. Themi se uji fillon të vlojë. Tashmë, numri i bulëzave të ujit rritet. Ndërkohë që uji vlon, termometri qëndron në 100°. Kjo vlerë temperature është pika e vlimit të ujit.ujë që vlonTermometri tregon 100°C.Avujt e ujitnuk duken.avuj uji nxehtësi

