Page 100 - Demo
P. 100
7.4MOLI DHE MASA MOLARE94Përqendrimi i tretësiraveÇfarë do të thotë përqendrim?Më përqendrim të një tretësire do të kuptojmë masën në g ose numrin e moleve të substancës së tretur në një litër tretësirë.Si njehsohet përqendrimi molar i një tretësire?Shembull: Për të njehsuar përqendrimet molare të tretësirave A dhe C të dhëna më sipër, ndjekim hapat e mëposhtëm.1. Njehsojmë numrin e moleve duke përdorur formulën n 5 m/M.Masa molare e sulfatit të bakrit (II) është 250 g/mol.2. Njehsojmë përqendrimin molar bazuar në formulën CM 5 n/v.Tretësira A përmban 2.5 g substancë të tretur në 1 litër tretësirë (m 5 2,5 g, M 5 250 g/mol, njehsojmë n).n 5 2,5 g /250 g/mol 5 0.01 mole dhe përqendrimi i saj molar ështëCM 5 0.01 mol/l.Si njësi e përqendrimit molar përdoret mol/l, por mund ta shkruajmë shkurt edhe M, ndaj përqendrimi i tretësirës A mund të shkruhet si 0.01 M.Tretësira C përmban 250 g substancë të tretur në 1 litër tretësirë (m 5 250 g). Duke ditur se masa molare e substancës së tretur është 250 g/mol, njehsojmë numrin e moleve n 5 250 g/250 g/mol 5 1 mol. Kështu, përqendrimi i tretësirës është CM 5 1 mol/l ose shkurt 1 M.Tretësira që përmban 1 mol substancë të tretur në 1 litër tretësirë quhet tretësirë molare. Pra, C është tretësirë molare.Për të njehsuar përqendrimin molar të një tretësire na ndihmon formula:CM 5 n/V!!Tretësira A përmban 2.5 gramë sulfat bakri (II) në 1 litër ujë. Përqendrimi i saj është 2.5 g/l.Tretësira B përmban 25 gramësulfat bakri (II) në 1 litër ujë. Përqendrimi i saj është 25 g/l.Tretësira C përmban 125 gramësulfat bakri (II) në 0,5 litra ujë. Përqendrimi i saj është 250 g/l.A B CPërdorni formulën e mësipërme për të provuar nëse kolona e tretë e kësaj tabele është e saktë.Sasia e lëndës së tretur (mol)Vëllimi i tretësirës (litër) Përqendrimi i tretësirës (mol/l)1.0 1.0 1.00.2 0.1 2.00.5 0.2 2.51.5 0.3 5.0Mr për sulfatin e bakrit(II) Formula e tij është CuSO4?5H2O. Ajo ka 1 Cu, 1 S, 9 O, dhe 10 H. Njehsojmë masën molare:ArCu 5 64ArS 5 32ArO 5 144ArH 5 1MrCuSO4 5 64 1 32 1 9 3 16 1 10 3 1 = 250M 5 250 g/molMbani mend: 1 dm3 5 1 litër5 1000 cm35 1000 ml Edhe këto kanë të njëjtin kuptim: mol/l ose mol/dm3.

