Page 103 - Demo
P. 103
MOLI DHE MASA MOLARE97P1. a) Sa atome hidrogjeni lidhen me një atom karbon te metani CH4? b) Sa gramë hidrogjen duhet të lidhen me 12 gramë karbon për të përftuar metan?2. Çfarë kuptoni me termin empirik?3. 56 g hekur lidhen me 32 g squfur dhe përftohet sulfur hekuri.Përcaktoni formulën empirike të sulfurit të hekurit.(ArFe 5 56, ArS 5 32.)4. Njëri prej oksideve të squfurit përbëhet nga 40% squfur dhe 60% oksigjen. Përcaktoni formulën empirike.Shembulli 2 Eksperimenti tregon se përbërja Y përmban 80% karbon dhe 20% hidrogjen. Përcaktoni formulën empirike.Në 100 g të përbërjes Y ndodhen 80 g karbon dhe 20 g hidrogjen. Shihni tabelën e mëposhtme.Pra, formula empirike e përbërjes Y është CH3. Kjo formulë është e ndryshme nga formula molekulare e përbërjes Y. (Një atom karbon nuk lidhet vetëm me 3 atome hidrogjeni). Në temën e ardhshme do të mësojmë si të gjejmë formulën molekulare nga formula empirike.Përcaktimi i formulës empirike në rrugë eksperimentalePër të përcaktuar formulën empirike duhet të dimë masat e elementeve që lidhen. E vetmja mënyrë për t’i gjetur ato është eksperimenti.Për shembull, magnezi lidhet me oksigjenin dhe përftohet oksidi i magnezit. Masat e elementeve që lidhen mund t’i gjejmë duke vepruar në këtë mënyrë:1. Peshojmë një poç qelqi bosh me kapak. Fusim në të një copë shirit magnezi dhe e peshojmë përsëri për të gjetur masën e magnezit.2. E ngrohim poçin me kujdes dhe herë pas here e hapim kapakun ngadalë, për të lënë oksigjenin të hyjë brenda. Magnezi digjet duke shndritur fort. 3. Kur djegia e tij përfundon, poçin e mbyllur me kapak e lëmë të ftohet. E peshojmë përsëri dhe shohim se masa e tij është rritur. Kjo vjen për shkak të oksigjenit. Rezultati tregon se 2,4 g magnez u lidhën me 1,6 g oksigjen. Shkruajmë të dhënat e këtij eksperimenti në tabelën e mëposhtme.Elementet që lidhen Karbon HidrogjenMasat e elementeve 80 g 20 gMasa molare e atomit të elementit 12 g/mol 1 g/molNumri i mol-atomeve të çdo elementi80 g/12g/mol 5 6,67 mol-atome20 g/1g/mol 5 20 mol-atomeRaporti sipas të cilit lidhen atomet 6,67 : 20 ose1:3 në formën e tij të thjeshtëFormula empirike CH3Elementet që lidhen Magnez OksigjenMasat që lidhen 2,4 g 1,6 gMasa molare e atomit 24 g/mol 16 g/molNumri i mol-atomeve të çdo elementi 2,4 g /24g/mol 5 0,1 mol-atom1,6 g/16g/mol 5 0,1 mol-atomRaporti sipas të cilit lidhen atomet 1:1Formula empirike MgOFormula empirike e oksidit të magnezit është MgO.A A r fi 16 r fi 24Mg Omagnezi digjet mashë për tëngritur kapakunnxehtësip Formulat empirike përcaktohen në rrugë eksperimentale, duke përdorur zakonisht dhe peshoren.

