Page 104 - Demo
P. 104
7.6MOLI DHE MASA MOLARE98Nga formula empirike te formula kimike e një përbërjeje! Formula Formula Alkanet molekulare empirikeMetan CH4 CH4Etan C2H6 CH3Propan C3H8 C3H8Butan C4H10 C2H5Pentan C5H12 C5H12Hekzan C6H14 C3H7Formula kimike e një përbërjeje jonike Në temën e kaluar mësuam se formula empirike tregon raportin më të thjeshtë numerik, sipas të cilit lidhen atomet.Diagrami djathtas tregon strukturën e klorurit të natriumit. Në rrjetën kristalore të kësaj përbërjeje, jonet natrium dhe jonet klorur lidhen sipas raportit 6:6 ose 1:1. Formula empirike e klorurit të natriumit është NaCl.Formula kimike e një përbërjeje jonike është e njëjtë me formulën e saj empirike.Në eksperimentin e faqes 97, formula empirike e oksidit të magnezit u përcaktua MgO. D.m.th. edhe formula e oksidit të magnezit është gjithashtu MgO.Kujdes: Përbërjet jonike nuk formojnë molekula. Ato paraqiten vetëm me formulë kimike të thjeshtuar (empirike).Formula kimike e një përbërjeje molekulareEtani është njëri nga pjesëtarët e familjes së alkaneve (shihni diagramin në të djathtë). Kjo molekulë përmban vetëm atome hidrogjeni dhe karboni, pra etani është hidrokarbur.Siç e shohim edhe në diagram, raporti i atomeve të karbonit me ato të hidrogjenit tek etani është 2:6. Për rrjedhojë, raporti më i thjeshtë është 1:3 dhe formula e tij empirike është CH3. Sipas raportit 2:6, formula molekulare e etanit është C2H6, dyfishi i formulës empirike CH3.Formula kimike e një përbërjeje molekulare (shkurt: formula molekulare) tregon numrin real të atomeve që lidhen për të formuar një molekulë.Formula molekulare përdoret më shpesh se formula empirike, sepse na jep më shumë informacion.Për disa përbërje molekulare, të dyja formulat janë të njëjta, ndërsa për disa të tjera, ato janë të ndryshme. Krahasojini këto formula tek alkanet në tabelën djathtas. Çfarë vini re?Përcaktimi i formulës molekularePër të përcaktuar formulën molekulare të një përbërjeje të panjohur, duhet të kemi këto të dhëna: masën molekulare relative të përbërjes (Mr), e cila mund të gjendet duke përdorur një spektrometër mase; formulën e saj empirike, e cila përcaktohet në mënyrë eksperimentale; masën e formulës empirike, që njehsohet duke përdorur formulën empirike dhe vlerat Ar.Bazuar në të dhënat që kemi, mund të përcaktojmë lehtësisht formulën molekulare duke ndjekur këta hapa:i. Ndërtojmë raportin Mr /masë empirike të përbërjes. Numri që del prej tij shënohet me n. ii. Shumëzojmë numrat e formulës empirike me numrin n.p Struktura e klorurit të natriumit.jone klori jone natriumip Një molekulë etani.çifte elektronike të përbashkëtap Spektrometri i masës përdoret për të përcaktuar masën molekulare relative. Ai e krahason atë me masën e një atomi karbon-12, duke përdorur fushën elektrike.

