Page 105 - Demo
P. 105
MOLI DHE MASA MOLARE99p Oktani është një nga përbërësit kryesorë të naftës. Kur digjet, prodhon shumë energji, e cila vë në lëvizje makinën. PNjehsime për përcaktimin e formulës molekulareShembulli 1 Një përbërje molekulare e ka formulën empirike HO dhe masën molekulare 34. Cila është formula e saj molekulare? (Jepen ArH 5 1, ArO 5 16.)Njehsojmë masën për formulën empirike HO: ArH 1 ArO 5 1 116 517,por Mr e përbërjes është 34. Nga formulan5 Mrmasë e formulës empirike 5 ___ 3417 5 2Formula molekulare është 2 3 HO ose H2O2 dhe përbërja quhet peroksid hidrogjeni.Kur kryejmë shumëzimin, numri 2 vendoset pas simboleve të elementeve. Shembulli 2 Oktani është hidrokarbur që përmban 84,2% karbon dhe 15,8% në masë hidrogjen. Mr e tij është 114. Përcaktoni formulën molekulare të oktanit1. Kryejmë njehsimet për të përcaktuar formulën empirike të përbërjes. Nisur nga përqindja, mund të themi se në 100 g oktan, 84,2 g janë karbon dhe 15,8 g janë hidrogjen.Kemi 84,2 g karbon që lidhen me 15,8 g hidrogjen.Njehsojmë numrin e moleve të secilit element:nC 5 84,212 5 7,02 nH 5 15,81 515,8 moleShohim se 7,02 mol-atome karbon lidhen me 15,8 mol-atome hidrogjen.Pjesëtojmë të dy numrat me 7,02: 7,027,02 5 1 mol-atom karbon, i cili lidhet me 15,87,02 5 2,25 mol-atome hidrogjen.Atomet kombinohen në raportin 1:2,25 ose 4:9. (Raportet duhet të jenë me numra të plotë, sepse atomet nuk ndahen.) Formula empirike e oktanit është C4H9.2. Më pas përdorim Mr për të gjetur formulën molekulare.Për formulën empirike (C4H9), masa empirike është 57, por Mr është 114. Njehsojmë numrin n:n 5 Mrmasë e formulës empirike 5 11457 5 2Formula molekulare e oktanit është 2 3 C4H9 ose C8H18.p Peroksidi i hidrogjenit përdoret për të larë dyshemetë e spitaleve. Ai është dezinfektues dhe vret bakteret. 1. Te kloruri i magnezit (përbërje jonike), magnezi dhe klori lidhen në raportin 1:2. Përcaktoni formulën kimike të klorurit të magnezit.2. Te fluoruri i aluminit (përbërje jonike), atomet e aluminit dhe të fluorit lidhen në raportin 1:3. Përcaktoni formulën kimike të fluorurit të aluminit.3. Cili është ndryshimi midis formulës empirike dhe formulës molekulare? A ndodh që ato të jenë të njëjta?4. Përcaktoni formulën empirike të benzenit, kur dihet se formula e tij molekulare është C6H6.5. Një përbërje e ka formulën empirike CH2. Mr e saj është 28. Përcaktoni formulën molekulare.6. Një hidrokarbur përmban 84% në masë karbon. Mr e tij është 100. Përcaktoni:a) formulën empirike; b) formulën molekulare.7. Njëri nga oksidet e fosforit e ka Mr-në 220. Përbërja përmban 56.4% në masë fosfor.Përcaktoni formulën e saj molekulare. (ArP = 31)

