Page 106 - Demo
P. 106


                                    7.7MOLI DHE MASA MOLARE100Njehsimi i rendimentit të reaksionit dhe i pastërtisë në %p Në fabrikat kimike, për të pasur rendiment të lartë në një kohë të shkurtër, çdo gjë kontrollohet me shumë kujdes.p Për disa produkte, niveli shumë i lartë i pastërtisë është i domosdoshëm, për shembull kur prodhohen barna mjekësore. Rendimenti dhe pastërtiaRendimenti është raporti i masës reale të produktit të përftuar me masën e parashikuar të tij në bazë të reaksionit, i shprehur në përqindje. Për ta kuptuar më mirë këtë përkufizim marrim një shembull të thjeshtë: Pronari i një fabrike që prodhon bojëra ose plehra kimike, do të donte të kishte rendimentin më të lartë me kosto sa më të ulët.Nëse në fabrikën e tij do të prodhoheshin barna mjekësore ose aromatizues për ushqimin, rendimenti do të ishte i rëndësishëm, por pastërtia e produktit është edhe më e rëndësishme, sepse papastërtitë mund të dëmtojnë shëndetin tonë.Në këtë temë do të mësojmë si të njehsojmë rendimentin e një reaksioni në % dhe të kujtojmë si të njehsojmë % e pastërtisë së produktit të përftuar.Njehsimi i rendimentit të një reaksioni në përqindjePër të njehsuar rendimentin e reaksionit zbatojmë formulën:Rendimenti në % 5 masa reale e produktit të përftuarmasën e tij të parashikuar nga reaksioni 3 100Shembull Aspirina prodhohet nga acidi salicilik.Nga 1 mol acid salicilik përftohet 1 mol aspirinë:C7H6O3 C9H8O4acid salicilik aspirinëPas një prove doli se nga 100,0 gramë acid salicilik u prodhuan 121,2 gramë aspirinë. Njehsoni rendimentin e reaksionit në %. (ArC = 12, ArH =1, ArO = 16)1. Njehsojmë masën molare të acidit salicilik dhe atë të aspirinës:M e acidit salicilik,138 g/mol;M e aspirinës, 180 g/mol.2. Njehsojmë numrin e moleve të tyre:Për acidin salicilik, n 5 100 g138 g/mol 5 0,725 mole.Për aspirinën, n 5 121,2 g180 g/mol 5 0,67 mole, pra është më i vogël.3. Sipas reaksionit kemi:Nga 1 mol acid salicilik u prodhua 1 mol aspirinë.Nga 0,725 mole do të prodhohen X = 0,725 mole aspirinë.Njehsojmë masën në g të aspirinës që duhet të përftohej sipas reaksionit:m 5 n 3 M 5 0,725 mol 3 180 g/mol 5 130.5 g. 4. Por masa aktuale e përftuar në këtë provë ishte 121,2 g.Rendimenti në % 5 ______ 121.2130.5 g 3 100 5 92.9%Kjo shifër tregon se rendimenti është i lartë, prandaj ia vlen të vazhdohet me prodhimin.Njehsimi i % së pastërtisë ose i papastërtisë në %Nëse nga një reaksion kimik përftohet si produkt një përzierje përbërjesh, nga e cila duhet të ndahet njëra prej tyre, ajo nuk mund të jetë asnjëherë e pastër. Në të do të ketë gjithmonë papastërti nga prania qoftë dhe në sasi të vogël e disa substancave të tjera. Në raste të tilla mund të njehsojmë % e pastërtisë së një produkti duke zbatuar formulën:pastërtia në % 5 masa e produktit të pastërmasën totale të produktit të papastër 3 100
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110