Page 107 - Demo
P. 107
MOLI DHE MASA MOLARE101p Shkëmbinj të bardhë shkumësi në ishullin danez Mon. Shkumësi formohet në fund të oqeanit (prej miliona vjetësh tashmë), nga grumbullimi i guaskave të organizmave të vegjël detarë. Për disa produkte, niveli shumë i lartë i pastërtisë është i domosdoshëm, për shembull kur prodhohen barna mjekësore. Ja si mund ta njehsojmë % e pastërtisë.Shembulli 1 Aspirina në vetvete është acid (emri i plotë është acid acetilsalicilik.) Ajo asnjanësohet me hidroksid natriumi sipas reaksionit:C9H8O4(uj) 1 NaOH(uj) → C9H7O4Na(uj) 1 H2O(l)Në laborator u përgatit një mostër aspirine. Nga titullimi i tretësirës së saj ujore me hidroksid natriumi, u përcaktua se 4,00 g aspirinë u asnjanësuan nga 17,5 ml tretësirë 1M e hidroksidit të natriumit. Njehsoni pastërtinë në % të mostrës së aspirinës.(Jepen Mr e C9H8O4 5 180; ArC 5 12, ArH 5 1, ArO 5 16)1. Njehsojmë numrin e moleve të NaOH bazuar në formulën:n 5 CM 3 V 5 1 mol/l 3 0,0175 l 5 0,0175 mole NaOH.2. Ndërtojmë raportet sipas reaksionit:1 mol NaOH asnjanëson 1 mol C9H8O4 0.0175 mole asnjanëson 3 mole 5 0.0175 mole.3. Njehsojmë masën në g të aspirinës që duhej të asnjanësohej sipas reaksionit:m 5 n 3 M 5 0,0175 mole C9H8O4 3 180 g/mol 5 3,15 g aspirinë.4. Por masa e mostrës së aspirinës ishte 4 g, kështu % e pastërtisë së aspirinës njehsohet nga raporti:pastërtia në % 5 3,15 g4 g3 100 5 78,75%.Kjo aspirinë është e papranueshme për përdorim mjekësor. Ajo mund të pastrohet me anë të procesit të kristalizimit, i cili duhet të përsëritet disa herë.Shembulli 2 Shkumësi është karbonat kalciumi pothuajse i pastër. 10,63 g shkumës vepruan me acid hidroklorik të holluar, të marrë me tepricë. U mblodhën 2280 ml gaz dioksid karboni në K.N. Njehsoni pastërtinë në % të mostrës. Për njehsimin e saj mund të niseni edhe nga vëllimi i dhënë i dioksidit të karbonit.Jepet barazimi i reaksionit:CaCO3(ng) 1 2HCl(uj) → CaCl2(uj) 1 H2O(l) 1 CO2(g)(Jepen: Mr e CaCO3 5 100; ArCa 5 40; ArC 5 12; ArO 5 16.)1. Kthejmë mililitrat në litra: 2280 ml 5 2,280 l.2. Ndërtojmë raportet duke ditur se vëllimi molar është 22,4 l.1 mol CaCO3 jep 1 mol CO2100 g/mol 22,4 l /molX g 2,280 lX 5 2,280 l x 100 g/mol22,4 l/mol 5 10,1 g3. Pra kemi 10,1 g karbonat kalciumi në 10,63 g shkumës, që do të thotë se % e pastërtisë së shkumësit është: 10,1/10,63 3 100 5 95 %.P1. Përkufizoni termat: a) rendimenti në %; b) pastërtia në %.2. Nga 100 g acid salicilik u përftuan 100 g aspirinë. Njehsoni rendimentin në %.3. Me anë të procesit të elektrolizës, nga 51 kg oksid alumini (Al2O3) u prodhuan 17 kg alumin. Sa është rendimenti në % i prodhimit të aluminit? (ArAl = 27; ArO =16)4. Pas avullimit të një sasie uji deti, u përcaktua se kripa e detit përmbante 86% klorur natriumi. Sa klorur natriumi mund të përftohet nga 200 g të kësaj kripe?5. Një mostër prej 50 g akulli të thatë (dioksid karboni i ngurtë) u kthye në 22 400 ml dioksid karboni gaz në K.N. Sa ka qenë përqindja e pastërtisë së akullit të thatë? (Mr e CO2 5 44.)! Kontrolli i pastërtisëMund të kontrollojmë pastërtinë e një mostre duke matur pikën e shkrirjes dhe të vlimit. Më pas i krahasojmë ato me vlerat e produktit të pastër. Papastërtitë ulin pikën e shkrirjes dhe rritin pikën e vlimit. Sa më shumë papastërti të ketë, aq më e madhe është ndryshesa.

