Page 108 - Demo
P. 108
102Kontrolli i kapitullit 7MOLI DHE MASA MOLAREPyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Nga reduktimi i oksidit të hekurit (III) me monoksid karboni përftohet hekur dhe dioksid karboni sipas reaksionit:Fe2O3(ng) 1 3CO(g) → 2Fe(ng) 1 3CO2(g)a) Shkruani me fjalë reaksionin e mësipërm.b) Njehsoni masën molare të oksidit të hekurit (III). (ArFe 5 56, ArO 5 16)c) Sa mol-molekula Fe2O3 ndodhen në 320 kg oksid hekuri (III)? (1 kg 5 1000 g)d) Sa mole Fe ndodhen në një mol-molekulë Fe2O3?e) Nisur nga c dhe d, përcaktoni sa mol- atome hekur përftohen nga 320 kg oksid hekuri (III). f) Njehsoni masën në kg të hekurit që përftohet nga 320 kg oksid hekuri (III).2. Në temperaturë të lartë, karbonati i kalciumit shpërbëhet në dioksid karboni dhe oksid kalciumi. Reaksioni është: CaCO3(ng) → CaO(ng) 1 CO2(g).a) Shkruani me fjalë reaksionin dhe përshkruani ndryshimin e gjendjes fizike të substancave.b) Njehsoni numrin e moleve që ndodhen në 50 g CaCO3(ng). (ArCa 5 40, ArC 5 12, ArO 5 16)c) i. Sa g CaO(ng) do të përftohen nga shpërbërja e 50 g CaCO3(ng), nëse rendimenti është 40%? ii. Sa g dioksid karboni do të çlirohen në të njëjtën kohë? iii. Njehsoni vëllimin që do të zërë ky gaz në K.N.3. Trinitroglicerina përdoret si lëndë shpërthyese.Barazimi i reaksionit të shpërthimit është:4C3H5(NO3)3(l) → 12CO2(g) 1 10H2O(l) 1 6N2(g) 1 O2(g).a) Nisur nga barazimi i reaksionit, tregonisa mol-molekula: i. trinitroglicerinë shpërbëhet; ii. të secilit gaz janë prodhuar.b) Sa mol-molekula përbërjesh të gazta përftohen në total nga 1 mol trinitroglicerinë?c) Sa është vëllimi total i gazeve (në K.N.) të përftuara nga 1 mol trinitroglicerinë?d) Njehsoni masën molare të trinitroglicerinës. (ArH 5 1, ArC 5 12, ArN 5 14, ArO 5 16)e) Sa do të jetë vëllimi total i gazeve (në K.N.), që formohen nga shpërthimi i 1 kg trinitroglicerinë?f) Duke përdorur përgjigjet e pikave më sipër, përpiquni të shpjegoni pse trinitroglicerina përdoret si lëndë shpërthyese.Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: shpjegoni kuptimet e termave: një mol-atom, një molmolekulë, një mol-jon dhe jepni shembuj; përkufizoni Numrin e Avogadros; bëni njehsime, duke përdorur Ar dhe Mr;– njehsoni masën molare të një substance;– ktheni molet në masa në gram,– ktheni masat në gram në mole; përdorni numrin e moleve:– për të njehsuar masat e reaktantëve ose të produkteve nisur nga barazimi i reaksionit, – për të gjetur barazimin e reaksionit nisur nga masat e reaktantëve dhe produkteve; përkufizoni vëllimin molar, kushtet standarde dhe ato normale; njehsoni vëllimin që zë një gaz në K.N., nisur nga masa e tij dhe numri i moleve; njehsoni vëllimin e gazit të përftuar në reaksion, nisur nga barazimi i reaksionit dhe masa e një substance; shpjegoni çfarë kuptoni me përqendrim të një tretësire dhe jepni shembuj duke përdorur gramët dhe molet; tregoni njësitë e përdorura për përqendrimin; shpjegoni çfarë është tretësira molare; njehsoni:– përqendrimin e një tretësire, kur dini masën në g të substancës së tretur në të,– masën e substancës së tretur në një tretësirë, kur keni të dhënë përqendrimin; shpjegoni çfarë është formula empirike e një substance; përcaktoni formulën empirike të një përbërjeje kur jepen përqindjet e elementeve të saj përbërëse; përcaktoni saktë formulën kimike apo molekulare, duke përdorur formulën empirike dhe Mr; përkufizoni rendimentin; njehsoni rendimentin në % të një reaksioni, nisur nga barazimi kimik dhe masa aktuale e produktit të përftuar; përkufizoni pastërtinë në %; njehsoni % e pastërtisë së një produkti, nisur nga masa e produktit të papastër dhe nga masa e produktit të pastër që ai përmban.

