Page 109 - Demo
P. 109
103MOLI DHE MASA MOLARE4. Monoksidi i azotit vepron me oksigjenin sipas reaksionit: 2NO(g) 1 O2(g) → 2NO2(g).a) Sa mol-molekula oksigjen veprojnë me 1 molmolekulë monoksid azoti?b) Njehsoni vëllimin e oksigjenit që vepron me 50 cm3monoksid azoti.c) Duke përdorur vëllimet e pikës b, njehsoni:i. vëllimin total të dy reaktantëve; ii. vëllimin e dioksidit të azotit që përftohet.5. Vihen të veprojnë 2 g hekur (me tepricë) me 50 cm3tretësirë 0,5M acid sulfurik. Pas përfundimit të reaksionit, përzierja e përftuar filtrohet dhe del se masa e hekurit që nuk ka hyrë në reaksion, është 0,6 g. (ArFe = 56)a) Sa është masa në g e hekurit që mori pjesë në reaksion?b) Sa mol-atome hekuri morën pjesë?c) Sa mol-molekula acidi sulfurik hynë në reaksion?d) Shkruani barazimin e reaksionit dhe tregoni ngarkesën e jonit të hekurit që formohet.e) Njehsoni vëllimin e hidrogjenit (të matur në K.N.) të çliruar gjatë reaksionit.6. Digjen në klor 27 g alumin dhe përftohen 133,5 g klorur alumini. (ArAl 527, ArCl 5 35,5)a) Sa g klor ndodhen në 133,5 g klorur alumini?b) Sa mol-atome klor ndodhen aty?c) Sa mol-atome alumin ndodhen në 27 g alumin?d) Përdorni përgjigjet e pikave b dhe c për të përcaktuar formulën empirike të klorurit të aluminit.e) Treten 13,35 g klorur alumini dhe përftohet 1 dm3tretësire ujore. Sa do të jetë numri i moleve për dm3?7. Duhet të përgatisim tri tretësira ujore, secila 2M. Tresim në secilën enë 10 g të njërës prej kripërave të mëposhtme. Sa do të jetë vëllimi i çdo tretësire të përgatitur?a) sulfat litiumi, Li2SO4;b) sulfat magnezi, MgSO4;c) nitrat amoni, NH4NO3.(ArH 5 1, ArLi 5 7, ArN 5 14, ArO 5 16, ArMg 5 24, ArS = 32)8. Fosfori formon dy okside, formulat empirike të të cilave janë: P2O3 dhe P2O5.a) Cili nga oksidet ka përqindjen më të lartë të fosforit? (ArP 5 31, ArO 5 16)b) Sa g fosfor do të lidhet me 1 mol-molekula oksigjen (O2) për të përftuar P2O3?c) Përcaktoni formulën molekulare të oksidit të fosforit, Mr e të cilit është 284.d) Zgjidhni vetë një oksid për t’i përcaktuar formulën molekulare.9. Zinku dhe fosfori bashkëveprojnë dhe përftohet fosfur zinku. 9,75 g zink lidhen me 3,1 g fosfor.a) Përcaktoni formulën empirike të përbërjes. (ArZn 5 65, ArP 5 31)b) Njehsoni përqindjen e fosforit në të.10. Nga 174 g oksid mangani nxirren 110 g mangan. (ArMn 5 55, ArO 5 16)a) Sa g oksigjen ndodhen në 174 g oksid mangani?b) Sa mol-atome oksigjen ndodhen aty?c) Sa mol-atome mangan ndodhen në 110 g mangan?d) Shkruani formulën empirike të oksidit të manganit.e) Sa g mangan mund të përftohet nga 1000 g oksid mangani?11. Përcaktoni formulat molekulare për këto përbërje.(ArH 5 1, ArC 5 12, ArN 5 14, ArO 5 16)Përbërja Mr Formula empirikeFormula molekularea. hidrazina 32 NH2b. cianuri 52 CNc. oksidi i azotit92 NO2d. glukoza 180 CH2O12. Hidrokarburet A dhe B përmbajnë të dy 85,7% karbon. Masat e tyre molare janë përkatësisht 42 dhe 84 g.a) Cilat janë elementet që përmban një hidrokarbur?b) Njehsoni për të përcaktuar formulat empirike të A dhe B.c) Përcaktoni formulat molekulare për A dhe B.13. Oksidi i mërkurit(II) shpërbëhet me nxehtësi sipas reaksionit: 2HgO(ng) → 2Hg(l) 1 O2(g).a) Njehsoni masën molare të oksidit të mërkurit(II). (ArO 5 16, ArHg 5 201)b) Sa g mërkur dhe sa g oksigjen mund të përftohen nga shpërbërja e 21,7 g oksid mërkuri(II)?c) Gjatë shpërbërjes së 21,7 g HgO u përftuan vetëm 19,0 g mërkur. Njehsoni rendimentin e mërkurit në %.14. Një mostër karbonat magnezi i papastër prej 5 g ka hyrë në reaksion me acid klorhidrik me tepricë, sipas reaksionit: MgCO3(ng)12HCl(uj) → MgCl2(uj)1H2O(l)1CO2(g). Përftohen 1250 cm3 dioksid karboni në K.N.a) Njehsoni numrin e moleve të CO2 që përftohen.b) Sa g karbonat magnezi i pastër do të jepte këtë vëllim dioksid karboni?c) Njehsoni % e pastërtisë së mostrës prej 5 g. (ArC 5 12, ArO 5 16, ArMg 5 24)

