Page 11 - Demo
P. 11
5P1. Shkruani nga dy veti të një substance: a) të ngurtë; b) të lëngët; c) të gaztë.2. Gjeni të kundërtën e:a) vlimit; b) shkrirjes. 3. Vëreni në tabelë, cila nga substancat ka pikë ngrirjeje më të ulët, oksigjeni apo etanoli?4. Cila nga substancat ka pikë vlimi më të lartë, oksigjeni apo etanoli?5. Vëreni lakoren e ngrohjes në grafikun e mësipërm.a) Sa kohë i duhet akullit të kthehet në lëng që nga momenti që fillon shkrirja?b) Sa kohë i duhet ujit të avullojë plotësisht që nga momenti që fillon vlimi? c) Përpiquni të gjeni arsyen e ndryshimit midis a dhe b.6. Çfarë kuptoni me termin sublimim? Jepni një shembull.GJENDJET E LËNDËSSubstanca të tjera që mund të ndryshojnë gjendjen fizikeJo vetëm uji, por pothuajse të gjitha substancat mund të gjenden në formë të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë. Për shembull, hekuri dhe diamanti mund të shkrijnë dhe të vlojnë. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë disa pika të shkrirjes dhe të vlimit. Vëreni me kujdes ndryshimet ndërmjet tyre.Paraqitja grafike e procesit të shndërrimit të gjendjesShikoni me vëmendje grafikun e dhënë. Grafiku tregon si ndryshon temperatura, nëse një copë akulli ngrohet në mënyrë të vazhdueshme. Në fillim, akulli shkrin në ujë. Më pas, uji sa vjen e ngrohet gjithnjë e më shumë derisa në fund kthehet në avull.Ky lloj grafiku quhet lakore e ngrohjes. Vëreni pikën ku shkrin akulli.Që nga momenti që fillon shkrirja e derisa i gjithë akulli të ketë shkrirë, temperatura qëndron 0°C, ndërsa nga momenti që uji fillon të vlojë e derisa e gjithë sasia e tij të kthehet në avull, temperatura qëndron 100°C. Kështu, pika e shkrirjes dhe ajo e vlimit janë të mirëpërcaktuara. Mund të ndërtoni lakore të ngrohjes për secilën nga substancat në tabelë.Substanca Pika e shkrirjes/ °C Pika e vlimit/ °COksigjeni –219 –183Etanoli –15 78Soda kaustike 98 890Squfuri 119 445Hekuri 1540 2900Diamanti 3550 4832Lakorja e ngrohjes për ujin0123456789 10Koha në minuta150125100755025025Uji vlon.Avujt e ujit nxehen më shumë.Akulli ngrohet.Akulli shkrin.Temperatura (°C)Uji ngrohet.(fillojnë të dalin avuj uji)q Hekur i shkrirë duke u derdhur në një fonderi. Temperatura: mbi 1540 °C!Sublimimi: një shndërrim i veçantëDisa substanca, kur ngrohen, shndërrohen menjëherë nga gjendja e ngurtë në të gaztë. Ky shndërrim quhet sublimim.Për shembull, nëse lini dioksid karboni të ngurtë (akull i thatë) në temperaturë dhome, ai do të sublimohet. Nëse ngrohni disa kristale jodi në një xham sahati, ato do të lëshojnë avuj në ngjyrë vjollcë. Edhe naftalina që përdoret për mbrojtjen e rrobave nga mola, sublimohet. Avujt e saj ngordhin molën. p Dioksidi i karbonit në proces sublimimi. Dioksidi i karbonit në gjendje të ngurtë quhet edhe akull i thatë.

