Page 110 - Demo
P. 110
8.1ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT104Acidet dhe bazatAcidetNjë nga grupet e rëndësishme të substancave kimike janë acidet.Mund t’i keni parë këto acide në laborator. Ato janë tretësira ujore të tyre dhe mund të jenë të holluara ose të përqendruara. Tretësirat ujore të acideve duhet të mbahen me shumë kujdes, veçanërisht kur janë të përqendruara. Acidet kanë veti djegëse dhe tretëse. Ato mund të tretin metalet ose të djegin lëkurën dhe veshjet.Disa acide nuk shkaktojnë djegie edhe kur janë të përqendruara. Këto quhen acide të dobëta. Acidi etanoik është njëri prej tyre. Atë e gjejmë tek uthulla.Një tretësirë ka veti acide nëse ndikon në ngjyrën e lakmusit. Lakmusi universal (për bazat dhe acidet) është me ngjyrë vjollcë. Ai mund të përdoret në formë tretësire ose si letër. Acidi e kthen lakmusin në ngjyrë të kuqe. Formulat e acideve më të përdorshmeDisa nga acidet më të përdorshme, me të cilat do të njiheni në lëndën e kimisë, janë:acidi klorhidrik HCl(uj), acidi sulfurik H2SO4(uj),acidi nitrik HNO3(uj), acidi etanoik (acetik) CH3COOH(uj).Përveç këtyre ka dhe shumë acide të tjera. Për shembull:acidi citrik, i cili ndodhet te lëngu i limonit, acidi metanoik (formik), i cili ndodhet te thumbi i milingonës, acidi karbonik, që gjendet në pijet e gazuara. Ky acid formohet nga tretja e dioksidit të karbonit në ujë.BazatBazat janë një grup tjetër përbërjesh kimike. Ashtu si acidet, edhe bazat ndikojnë në ngjyrën e lakmusit, por në mënyra të ndryshme. Ato quhen ndryshe alkale. Bazat e kthejnë lakmusin në ngjyrë blu. Ashtu si acidet, ato duhet të mbahen me shumë kujdes, sepse kanë veti gërryese dhe mund të dëmtojnë lëkurën.Formulat e bazave më të përdorshmeDisa nga bazat më të përdorshme, me të cilat do të njiheni në lëndën e kimisë, janë:hidroksidi i natriumit, NaOH(uj), hidroksidi i kaliumit, KOH(uj),hidroksidi i kalciumit, Ca(OH)2(uj), amoniaku NH3(uj).Bazat e pastra janë në gjendje të ngurtë, përveç amoniakut që është në gjendje të gaztë. Ato përdoren në laborator si tretësira ujore. Në formulën kimike të bazave ndodhet një ose disa grupe hidrokside – OH.!p Prova me letrën e lakmusit.Letra blu e lakmusit bëhet e kuqe në tretësirë acideLetra rozë e lakmusit bëhet blu në tretësirë bazike.p Baza të përdorshme në laborator. Tretësira ujore e hidroksidit të kalciumit quhet ndryshe ujë gëlqereje.Mbani mend:• Acidi e kthen lakmusin në ngjyrë të kuqe.• Zakonisht, formula kimike e një acidi fillon me simbolin e hidrogjenit.

