Page 111 - Demo
P. 111


                                    ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT105Dëftuesit e ngjyrosur Lakmusi quhet dëftues, sepse tregon nëse një mjedis është acid apo bazik.Në tabelën e mëposhtme, përveç lakmusit janë dhënë dhe dy dëftues të tjerë. Ata ndryshojnë ngjyrën kur ndodhen në mjedis acid apo bazik. Të tre dëftuesit përdoren për të përcaktuar mjedisin acid, bazik apo asnjanës të tretësirave.Substancat asnjanëseDisa substanca nuk janë acide dhe as bazike. Ato janë asnjanëse. Si të tilla përmendim ujin e pastër, tretësirat ujore të klorurit të natriumit dhe të sheqerit.pH-ja e tretësiravePër të përcaktuar sa acide apo bazike është një tretësirë, përdorim një madhësi që quhet pehash (shkurt pH). Zakonisht, pH-ja i merr vlerat nga 0 deri në 14, të cilat renditen sipas shkallës së mëposhtme.mjedis acid Sa më i vogël të jetë numri, aq më acide është tretësira. Sa më i madh të jetë numri, aq më bazike është tretësira.mjedis asnjanësmjedis bazikTreguesi në mjedis asnjanës Ngjyra e tretësirës acideNgjyra e tretësirës bazikeletër lakmusi (vjollcë)metiloranzh (portokalli)fenolftaleinë (pa ngjyrë) e rozë –e kuqee kuqe blu e kuqe – vjollcë e verdhëpa ngjyrëVlerat e pH-së në shkallën e mësipërme tregojnë:Tretësira është acide, nëse e ka vlerën e pH më të vogël se 7.Tretësira është bazike, nëse e ka vlerën e pH më të madhe se 7.Tretësira është asnjanëse, nëse e ka vlerën e pH = 7.Dëftuesi universal pH-ja e një tretësire mund të përcaktohet duke përdorur dëftuesin universal, i cili është një përzierje ngjyruesish. Ashtu si lakmusi, edhe ky mund të përdoret në formë tretësire ose në formë shiriti letre. Ngjyra e tij ndryshon sipas vlerës së pH, siç tregohet në figurë.P1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13E kuqe portokalli e verdhë e verdhë/ e gjelbër e gjelbër blu vjollcë në të gjelbër në blu1. Çfarë kuptoni me termin gërryes?2. Si mund ta provojmë që një substancë shfaq acide?3. Shkruani formulat kimike për përbërjet: acid sulfurik; acid nitrik; hidroksid kalciumi; tretësirë amoniaku.4. Çfarë kuptoni me shprehjen fenolftaleina është një dëftues?5. Përcaktoni reaksionin e mjedisit të tretësirave nëse vlera e pH është:a) 9 b) 4 c) 7 d) 1 e) 10 f) 36. Cila do të jetë ngjyra e dëftuesit universal në tretësirën ujore të sheqerit? Pse?
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115