Page 112 - Demo
P. 112
8.2 Në tretësirë ujore, bazat lëshojnë jone hidroksideLe të marrim si shembull hidroksidin e natriumit, i cili është një substancë e ngurtë jonike. Kur tretet në ujë, prishen të gjitha lidhjet midis joneve përbërëse të rrjetës kristalore. Jonet në tretësirë ujore janë të ndarë nga njëri-tjetri:NaOH(uj) Na+(uj) 1 OH-(uj)Tretësira e hidroksidit të natriumit përmban jone hidrokside (OH-). Jone të tilla përmbajnë edhe tretësirat ujore të bazave të tjera. Pra, tretësirat ujore të bazave përmbajnë jone hidrokside.Dallimi ndërmjet bazave të forta dhe atyre të dobëtaLe të krahasojmë vlerat e përcjellshmërisë së rrymës elektrike dhe ato të pH-së për tretësirat ujore të bazave të dhëna në tabelë. Shohim rezultatet përkatëse.Dy bazat e para kanë vlera të larta të përcjellshmërisë dhe të pH-së, ndaj këto janë baza të forta. Tretësira ujore e amoniakut e ka vlerën e përcjellshmërisë dhe atë të pH-së më të ulët, kështu që ajo është bazë e dobët.Sa më i lartë të jetë përqendrimi i joneve hidrokside, aq më e madhe ështëvlera e pH-së, aq më bazike është tretësira.ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT106Vetitë e acideve dhe të bazaveAcidet janë substanca që në tretësirë ujore lëshojnë jone hidrogjeni.Kloruri i hidrogjenit në gjendje të gaztë është përbërje molekulare. Molekulat e klorurit të hidrogjenit treten në ujë dhe ndahen në jone sipas barazimit:HCl(g) 1 H2O H3O 1(uj) 1 Cl–(uj)Kjo tretësirë ujore e klorurit të hidrogjenit quhet acid klorhidrik dhe nuk përmban molekula, por jone hidrogjeni. Ashtu si në tretësirën e acidit klorhidrik, edhe në të gjitha tretësirat ujore të acideve të tjera ndodhen jone hidrogjeni. Këto jone u japin tretësirave “aciditetin”. Tretësirat ujore të acideve përmbajnë jone hidrogjeni.Acidet e forta dhe acidet e dobëtaDuke qenë se tretësirat ujore të acideve përmbajnë jone, ato e përcjellin rrymën elektrike. Për të parë se sa mirë e përcjellin rrymën elektrike, përdorim një aparat që quhet matës i përcjellshmërisë (ose voltmetër ). Gjithashtu, pH-në e tyre mund ta matim edhe me anë të një pehash-metri.Në tabelën përbri jepen tretësirat ujore të disa acideve, të cilat kanë të njëjtin përqendrim. Bazat Për tretësirë 0.1 M …përcjellshmëria (µS/ cm) pHNaOH 20 13,0 baza të KOH 15 13,0 fortaNH4OH 0.5 11,1 bazë e dobët!Acidet ndahen në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë acidet që e përcjellin mirë rrymën elektrike dhe vlerën e pH-së e kanë të ulët. Këto quhen acide të forta. Në grupin e dytë futen acidet që e përcjellin dobët rrymën elektrike dhe vlerën e pH-së e kanë të lartë. Këto quhen acide të dobëta.Acidi Për tretësirë 0,1 M …përcjellshmëria (µS/ cm) pHHCL 25 1,0H2SO4 40 0,7 acide të fortaHNO3 25 1,0HC3OOH 2 2,4CH3COOH 0,5 2,9 acide të dobëtaMbani mendTretësirat ujore të acideve përmbajnë jone hidrogjeni: H+. H+Jonet e hidrogjenit i bëjnë këto tretësira të shfaqin veti “acide”.! Në tretësirat ujore të acideve të forta, të gjitha molekulat ndahen në jone, ndërsa në tretësirat ujore të acideve të dobëta, vetëm një pjesë e tyre ndahen në jone.Sa më i lartë të jetë përqendrimi i joneve hidrogjen, aq më e vogël është vlera e pH-së, aq më të theksuara janë vetitë acide.

