Page 113 - Demo
P. 113
ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT107P1. Shkruani barazimin kimik të tretjes në ujë të klorurit të hidrogjenit.2. Çfarë kanë të përbashkët të gjitha tretësirat acide?3. Shpjegoni përse acidi etanoik krahasuar me acidin klorhidrik ka:a) përcjellshmëri më të ulët;b) pH më të lartë.4. Çfarë kanë të përbashkët të gjitha tretësirat bazike?5. Shkruani reaksionin e bashkëveprimit të acidit sulfurik të holluar me: a) zink; b) karbonat natriumi.6. Për reaksionet e bashkëveprimit të acidit klorhidrik me oksidin e kalciumit dhe karbonatin e kalciumit shpjegoni nëse janë:a) të ngjashme; b) të ndryshme.7. Zinku vepron me acidin klorhidrik dhe përftohet klorur zinku, ZnCl2 e hidrogjen, H2. Shkruani reaksionin.Reaksionet e acideve1. Acidet veprojnë me metalet: acid 1 metal kripë 1 hidrogjenPër shembull:magnez 1 acid sulfurik sulfat magnezi 1 hidrogjenMg(ng) 1 H2SO4(uj) MgSO4(uj) 1 H2(g) Nga reaksioni del se metali e zhvendos hidrogjenin nga acidi dhe zë vendin e tij. Formohet kështu tretësira e sulfatit të magnezit.Por jo të gjitha metalet e zhvendosin hidrogjenin nga acidet. Vetëm metalet që janë më aktive se hidrogjeni mund ta zhvendosin atë.2. Acidet veprojnë me bazat: acid 1 bazë kripë 1 ujë Bazat janë përbërje që veprojnë me acidet dhe japin vetëm kripë dhe ujë. Oksidet e metaleve dhe hidroksidet e tyre janë baza. Bazat e metaleve alkaline (metalet e grupit IA) janë substanca të tretshme në ujë. Le të shohim më poshtë dy shembuj të bashkëveprimit të një acidi me një bazë dhe me një oksid bazik:a) Veprimi i një acidi me një bazë:acid klorhidrik 1 hidroksid natriumi klorur natriumi 1 ujëHCl(uj) 1 NaOH(uj) NaCl(uj) 1 H2O(l)b) Veprimi i një acidi me një oksid bazik: acid sulfurik 1 oksid bakri(II) sulfat bakri (II) 1 ujë H2SO4(uj) 1 CuO(ng) CuSO4(uj) 1 H2O(l)3. Acidet veprojnë me karbonatet e metaleve:acid 1 karbonat i një metali kripë 1 ujë 1 dioksid karboni karbonat kalciumi 1 acid klorhidrik klorur kalciumi 1 ujë 1 dioksid karboniCaCO3(ng) 1 2HCl(uj) CaCl2(uj) 1 H2O(l) 1 CO2(g)Reaksionet e bazave1. Siç e pamë më lart, bazat veprojnë me acidet duke dhënë kripë dhe ujë. Ky quhet reaksion asnjanësimi.2. Hidroksidi i natriumit, hidroksidi i kaliumit dhe hidroksidi i kalciumit veprojnë me kripërat e amonit. Njëri nga produktet e reaksionit është amoniaku në gjendje të gaztë. Për shembull:hidroksid kalciumi 1 klorur amoni klorur kalciumi1 ujë + amoniakCa(OH)2(ng) + 2NH4Cl(ng) nx CaCl2(ng) + 2H2O(l) + 2NH3(g)Ky reaksion përdoret për të përftuar amoniakun në laborator.p Magnezi vepron me tretësirën ujore të acidit sulfurik. Hidrogjeni i gaztë çlirohet në trajtë flluskash.p Në enën A, nga veprimi i oksidit të bakrit(II), i zi, me acid sulfurik të holluar formohet tretësira e sulfatit të bakrit(II) me ngjyrë blu. Në enën B tregohet ngjyra e tretësirës.p Karbonati i kalciumit vepron me acidin klorhidrik të holluar. Cili është gazi që çlirohet?A B

