Page 114 - Demo
P. 114
8.3ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT108Produkti jonik i ujit (Ku) dhe pehashi (pH)Shpërbashkimi i ujit. Konstantja e shpërbashkimitUji i pastër, duke pasur një përcjellshmëri shumë të vogël, është përcjellës i keq i rrymës elektrike. Matjet e përcjellshmërisë elektrike të tij kanë treguar se ai jonizohet shumë pak, sipas barazimit (shih në figurë): ose në mënyrë më të thjeshtë, sipas barazimit:H2O H+ + OH–Nga barazimi i jonizimit të ujit duket që për çdo mol–jon hidron të formuar, kemi një mol–jon hidroksid, d.m.th., [H3O+] = [OH– ].Konstantja e ekuilibrit të jonizimit të ujit shkruhet:Përqendrimi i molekulave të ujit të pashpërbashkuar [H2O] është madhësi konstante. Duke shumëzuar këtë vlerë me Ke, marrim një konstante të re (Ku). Ku = Ke · [H2O] = [H3O+] · [OH-] Ku- quhet konstante e produktit jonik të ujit ose thjesht produkti jonik i ujit. Është vërtetuar në mënyrë eksperimentale se produkti jonik i ujit të pastër për temperaturën e mjedisit, është i barabartë me 1,00 · 10– 14 , pra:Ku = [H3O+] [OH– ] = 1,00 · 10– 14 Nga ky barazim mund të njehsohet si përqendrimi i joneve H3O+, ashtu dhe përqendrimi i joneve OH–. [H3O+] = Për ujin e pastër: [H3O+] = [OH– ] = 1,00 · 10-7 mol-jon/lTreguesi hidrogjenor (pH)Në çdo tretësirë ujore ekzistojnë si jone H3O+, ashtu dhe jone OH–. Në një tretësirë me veti acide, përqendrimi i joneve H3O+ është më i madh se përqendrimi i joneve OH– . Në një tretësirë me veti bazike, përqendrimi i joneve OH– është më i madh se përqendrimi i joneve H3O+. Për të përcaktuar vetitë acide ose bazike të një tretësire, përdoret treguesi hidrogjenor (pH), vlera e të cilit gjendet me anë të shprehjes:pH = -log[H3O+].p Jonizimi i ujitVlera e pH është e barabartë me treguesin e fuqisë me shenjë të ndryshuar të [H3O+].

