Page 117 - Demo
P. 117
ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT111P1. a) Çfarë kuptoni me termin barazim jonik?b) Acidi klorhidrik asnjanësohet nga tretësira e hidroksidit të kaliumit. Shkruani barazimin jonik të shkurtuar të këtij reaksioni.2. Çfarë janë jonet “spektatore”? Shpjegoni me fjalët tuaja.3. Joni H+ është thjesht një proton. Shpjegoni pse. (A mund të bëni një diagram?)4. a) Acidet janë dhënëse të protoneve. Çfarë do të thotë kjo?b) Bazat janë marrëse të protoneve. Shpjegoni pse.5. Asnjanësimi nuk është reaksion redoks. Shpjegoni arsyen duke përdorur fjalën proton në përgjigjen tuaj.6. Oksidi i magnezit vepron me acidin klorhidrik.i. Shkruani barazimin e plotë jonik.ii. Eliminoni jonet që janë të njëjta në të dyja anët e barazimit jonik.iii. Shkruani barazimin jonik të shkurtuar.7. Acidi klorhidrik asnjanësohet nga tretësira e karbonatit të natriumit. Shkruani barazimin jonik të plotë dhe barazimin jonik të shkurtuar për këtë reaksion.Mg2+O2–Mg2+O2–Mg2+O2–Mg2+O2–H+H+ Cl–Cl–Mg2+Mg2+O2–Cl–Cl–Mg2+ molekulë uji molekulë uji O2–Mg2+O2–Mg2+O2–Mg2+O2–H+H+ Cl–Cl–Mg2+Mg2+O2–Cl–Cl–Mg2+ molekulë uji molekulë uji O2–Mg2+O2–Mg2+O2–Mg2+O2–H+H+ Cl–Cl–Mg2+Mg2+O2–Cl–Cl–molekulë uji molekulë uji Rrjeta kristalore e oksidit të magnezit përbëhet nga jone magnezi dhe jone oksigjeni. Ai nuk tretet në ujë, por, kur i shtojmë acid klorhidrik të holluar …… acidi u jep protone joneve oksigjen. Jonet oksigjen marrin protonet që u nevojiten dhe formojnë molekulat e ujit. Rrjeta kristalore prishet. Jonet e magnezit bashkohen me jonet e klorit në tretësirë. Nëse avullojmë ujin, do të përftojmë kripë, klorurin e magnezit. Asnjanësimi i një acidi nga një bazë e patretshmeOksidi i magnezit është i patretshëm në ujë dhe nuk formon jone hidrokside. A e asnjanëson ai një acid? Shohim diagramet e mëposhtme.Barazimi kimik për këtë reaksion asnjanësimi është:2HCl(uj) 1 MgO(ng) MgCl2 (uj) 1 H2O(l)Ndërsa barazimi jonik i shkurtuar është:2H1(uj) 1 O22(ng) H2O(l)Dhënësit dhe marrësit e protoneveLe të krahasojmë barazimet jonike për dy reaksione asnjanësimi:1. acid 1 bazë e tretshme2H1(uj) 1 2Cl2(uj) 1 Ca21(uj) 1 2 (OH2)(uj) = Ca21(uj) 1 2Cl2(uj) 1 H2O (l) 2H1(uj) 1 2OH2(uj) 2H2O(l) 2. acid 1 oksid bazik i patretshëm2H1(uj) 1 2Cl2(uj)1 Cu21O22(ng) = Cu21(uj) 1 2Cl2(uj) 1 H2O(l) 2H1(uj) 1 O22(ng) H2O(l)3. Në të dyja barazimet kimike shohim se: acidet japin protone (H1(uj)); ndërsa bazat (jonet OH2, O22) marrin protone dhe formojnë molekulat e ujit.Nga kjo del një përkufizim i ri për acidet dhe bazat: Acidet janë dhënëse të protoneve dhe bazat janë marrëse të tyre (protoneve).p Kur nuk kemi tretje të mirë për shkak të tepricës së acidit klorhidrik në stomak, mund të përdorim tretësirë ujore të hidroksidit të magnezit, i cilie asnjanëson acidin.

