Page 118 - Demo
P. 118
8.5Çfarë janë oksidet?Oksidet janë përbërje kimike që përmbajnë oksigjen dhe një element tjetër (metal ose jometal).Mësuam se oksidet e metaleve shfaqin veti bazike. Më poshtë do të shohim lloje të ndryshme oksidesh dhe sjelljen e tyre.Oksidet bazikeKëto okside përftohen nga veprimi i metaleve me oksigjenin.ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT112Oksidetoksid bakri(II) nxehtësiNgjyra e lakmusitndryshon, nga blunë të kuqe.acid klorhidrik i holluaroksid bakri(II) i patreturLakmusi e ruan ngjyrën.oksid bakri(II) nxehtësiNgjyra e lakmusitndryshon, nga blunë të kuqe.acid klorhidrik i holluaroksid bakri(II) i patreturLakmusi e ruan ngjyrën.oksid bakri(II) nxehtësiNgjyra e lakmusitndryshon, nga blunë të kuqe.acid klorhidrik i holluaroksid bakri(II) i patreturLakmusi e ruan ngjyrën.Ashtu si të gjitha acidet, edhe acidi klorhidrik i holluar e ndryshon ngjyrën e lakmusit nga blu në të kuqe.Kur nxehet, oksidi i bakrit (II) tretet në acid klorhidrik. Nëse kemi marrë me tepricë oksid bakri, ai do të fundërrojë, pra nuk do të tretet.Tretësira e përftuar nuk e ndryshon ngjyrën e lakmusit. Kjo tregon se oksidi i bakrit e ka asnjanësuar acidin. Sa më aktiv të jetë metali, aq më fuqishëm vepron ai. Oksidi i magnezit tretet shumë pak në ujë, oksidi i kalciumit tretet shumë mirë në ujë, ndërsa ai i bakrit nuk tretet në ujë, por në acide të holluara.Oksidi i bakrit (II) hyn në grupin e oksideve bazike, sepse mund të asnjanësojë një acid.Ai shfaq veti të dobëta bazike. oksid bazik 1 acid kripë 1 ujëCuO(ng) 1 2HCl(uj) CuCl2 (uj) 1 H2O(l)Oksidi i magnezit dhe oksidi i kalciumit sillen në të njëjtën mënyrë si oksidi i bakrit. Ato mund ta asnjanësojnë acidin klorhidrik. Oksidi i magnezit shfaq veti të dobëta bazike, sepse tretet pak në ujë. Oksidi i kalciumit shfaq veti të forta bazike, pasi kalciumi është më aktiv se magnezi (shikoni vendet e tyre në sistemin periodik).Në përgjithësi, metalet veprojnë me oksigjenin dhe formojnë okside bazike. Oksidet bazike i përkasin grupit mëtë madh të përbërjeve, të quajtura baza. Ndezim një shirit magnezi në flakën e një llambe me alkool dhe e vendosim në një enë me oksigjen. Ai digjet me flakë të bardhë të shndritshme duke lënë pas hi të bardhë, oksidin e magnezit:2Mg(ng) + O2(g) → 2MgO(ng)Kapim një copë të vogël kalciumi me një mashë (pincetë) dhe e mbajmë mbi flakën e llambës me gaz ose me alkool. Kalciumi digjet me flakë në ngjyrë të verdhë. 2Ca(ng) + O2(g)→ 2CaO (ng)Bakri nuk është shumë aktiv për të marrë flakë në oksigjen. Kur nxehet, në prani të oksigjenit sipërfaqja e tij nxihet. Substanca e zezë që vesh sipërfaqen e tij quhet oksid bakri (II):2Cu(ng) + O2(g)→ 2CuO(ng)oksigjenmagnez që digjettel bakri rrymë oksigjeninxehtësi

