Page 119 - Demo
P. 119


                                    ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT113Poksigjensqufur që digjetoksigjenkarbon që digjetoksigjenfosfor që digjetoksigjensqufur që digjetoksigjenkarbon që digjetoksigjenfosfor që digjetoksigjensqufur që digjetoksigjenkarbon që digjetoksigjenfosfor që digjetNxehim karbon pluhur në një lugë metalike, derisa të skuqet. Më pas e futim në një enë me oksigjen, ku merr ngjyrë të kuqe të shndritshme. Përftohet dioksidi i karbonit (gaz).C(ng) + O2(g) → CO2(g)Squfuri digjet në ajër me flakë blu, ndërsa kur digjet në oksigjen të pastër, flaka bëhet edhe më e shndritshme. Përftohet dioksidi i squfurit (gaz).S(ng) + O2(g) → SO2(g)Fosfori digjet me flakë në ajër ose në oksigjen, pa qenë nevoja të nxehet (prandaj ruhet në ujë). Përftohet një substancë e bardhë, e ngurtë, oksidi i fosforit (V).P4(ng) + 5O2(g) → P4O10(ng)Oksidet acideKëto okside përftohen nga veprimi i jometaleve me oksigjenin.Dioksidi i karbonit është pak i tretshëm në ujë. Tretësira e tij ujore e ndryshon ngjyrën e lakmusit nga blu në të kuqe, pra shfaq veti acide. Formohet acidi karbonik, i cili është acid i dobët:CO2(g) 1 H2O(l) H2CO3(uj)Dioksidi i squfurit nuk tretet mirë në ujë, ndërsa oksidi i fosforit (V) tretet mirë në ujë. Tretësirat e tyre ujore shfaqin veti acide. Ato quhen okside acide. Në përgjithësi, jometalet veprojnë me oksigjenin dhe formojnë okside acide.Oksidet amfotereAlumini është metal dhe për këtë arsye do të thoshim që oksidi i aluminit shfaq veti bazike. Në fakt, ky oksid i shfaq të dyja vetitë, si acide, ashtu edhebazike. Ai vepron si bazë me acidin klorhidrik:Al2O3(ng) 1 6HCl(uj) 2AlCl3(uj) 1 3H2O(l)Por, nga ana tjetër, ai vepron si oksid acid me hidroksidin e natriumit duke formuar një përbërje të quajtur aluminat natriumi:Al2O3(ng) 1 6NaOH(uj) 2Na3AlO3(uj) 1 3H2O(l)Oksidi i aluminit quhet oksid amfoter. Oksidet amfotere veprojnë me acidet dhe me bazat. Gjithashtu, oksidi i zinkut dhe oksidi i hekurit (III) shfaqin veti amfotere.Oksidet asnjanëseDisa okside jometalesh janë asnjanëse. Ato nuk shfaqin as veti bazike, as acide. Oksidet asnjanëse nuk veprojnë as me acidet, as me bazat. Oksidi i karbonit, CO, oksidi i diazotit, N2O dhe oksidi i azotit, NO, janë okside asnjanëse (oksidet e tjera të azotit kanë veti acide).p Oksidi i zinkut është një oksid amfoter. Ai vepron si me acidet, ashtu edhe me bazat.acid alkalip Oksidi i diazotit (N2O) përdoret nga stomatologët për anestezi.1. Si mund të provoni se oksidi i magnezit shfaq veti bazike?2. Kopjojeni këtë në fletore duke plotësuar vendet bosh: Në përgjithësi, metalet formojnë okside........., ndërsa jometalet formojnë okside...........3. Renditni karbonin, fosforin dhe squfurin sipas radhës së aktivitetit, duke u bazuar në veprimin e tyre me oksigjenin.4. Çfarë ngjyre do të marrë letra e lakmusit në tretësirën ujore të pentaoksidit të difosforit?5. Çfarë kuptoni me termat oksid amfoter? Jepni dy shembuj.6. Oksidi i diazotit është oksid asnjanës. Ai tretet pak në ujë. Si mund ta provoni që ai është asnjanës?
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123