Page 12 - Demo
P. 12
1.3Si janë të vendosura grimcat tek uji?Uji mund të ndryshojë gjendjen nga e lëngët në të gaztë, ndërsa përbërja e tij kimike nuk ndryshon.Grimcat e ujit janë të njëjtat në çdo gjendje fizike të tij. Ajo që ndryshon është vetëm vendosja e tyre. E njëjta gjë ndodh në të gjitha substancat.Ndryshimi i gjendjes fizikePse kur nxehen, substancat e ndryshojnë gjendjen fizike? Kjo ndodh sepse grimcat e tyre marrin energji në formë nxehtësie, e cila i ndihmon të lëvizin më shpejt.Shkrirja - Kur një substancë e ngurtë nxehet, grimcat e saj marrin energji dhe fillojnë të luhaten më shumë. Kjo shkakton bymimin e saj. Në pikën e shkrirjes, grimcat luhaten aq shumë, sa shkëputen nga pozicionet e tyre. Kështu, ajo kalon nga gjendja e ngurtë, në atë të lëngët.Gjendja Vendosja e grimcave Diagrami i grimcaveE ngurtëNë përgjithësi, në gjendje të ngurtë, grimcat janë të vendosura në pozicione fikse dhe formojnë rrjetë kristalore.Për shkak të forcave të mëdha që i mbajnë ato të bashkuara, grimcat nuk mund të ndryshojnë pozicion. Ato kryejnë lëvizje luhatëse rreth këtij pozicioni.E lëngëtNë gjendje të lëngët, grimcat mund të lëvizin dhe të rrëshqasin ndaj njëra-tjetrës. Ato vazhdojnë të jenë pranë njëra-tjetrës, por tashmë jo në një rrjetë kristalore. Forcat që i mbajnë të bashkuara janë më të dobëta sesa ato në gjendjen e ngurtë. E gaztëGrimcat e gazit qëndrojnë larg njëra-tjetrës, prandaj lëvizin shumë shpejt. Forcat tërheqëse midis tyre janë shumë të dobëta. Ato përplasen me njëra-tjetrën dhe kërcejnë në të gjitha drejtimet. substancë e ngurtë luhatjet shtohen substancë e lëngëtenergji në formënxehtësie energji në formë nxehtësie në pikën e shkrirjesGJENDJET E LËNDËS6Vendosja e grimcave te substancate ngurta, të lëngëta dhe të gazta

