Page 122 - Demo
P. 122


                                    8.7ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT116Përftimi i kripërave të patretshme me precipitimJo të gjitha kripërat janë të tretshmeKripërat që kemi parë deri tani, kanë qenë të gjitha të tretshme. Ato nxirren në formë kristalesh, duke avulluar tretësirat e tyre ujore. Por jo të gjitha kripërat janë të tretshme. Në këtë tabelë tregohen disa nga llojet e kripërave.Të tretshme Të patretshmetë gjitha kripërat e natriumit, kaliumit dhe amonittë gjitha nitratetkloruret … përveç klorurit të argjendit dhe të plumbitsulfatet … përveç sulfatit të kalciumit, bariumit dhe plumbitkarbonatet e natriumit, të kaliumit dhe të amonitTë gjitha karbonatet e tjera janë të patretshme.Përftimi i kripërave të patretshme me precipitimKripërat e patretshme mund të nxirren me anë të precipitimit. Për të përftuar sulfat bariumi (kripë e patretshme), përziejmë tretësirën ujore të klorurit të bariumit me tretësirën ujore të sulfatit të magnezit.Ba2+Ba2+Ba2+Ba2+ Cl–Cl– Cl– Cl–Cl–Cl–Cl–Cl–SO42–SO42–SO42–SO42–molekulë ujiMg2+Mg2+molekulë ujiMg2+Mg2+molekulë ujiBa2+Ba2+Ba2+Ba2+ Cl–Cl– Cl– Cl–Cl–Cl–Cl–Cl–SO42–SO42–SO42–SO42–molekulë ujiMg2+Mg2+molekulë ujiMg2+Mg2+molekulë ujiBa2+Ba2+Ba2+Ba2+ Cl–Cl– Cl– Cl–Cl–Cl–Cl–Cl–SO42–SO42–SO42–SO42–molekulë ujiMg2+Mg2+molekulë ujiMg2+Mg2+molekulë ujiTretësira ujore e klorurit të bariumit, BaCl2, përmban jone bariumi dhe jone klorure.Tretësira ujore e sulfatit të magnezit, MgSO4, përmban jone magnezi dhe jone sulfate.Kur përziejmë dy tretësirat, jonet barium dhe jonet sulfat lidhen duke formuar sulfatin e bariumit (precipitat).p Precipitimi i sulfatit të bariumit.Barazimi kimik i reaksionit është:BaCl2(uj) 1 MgSO4(uj) BaSO4(ng) 1 MgCl2(uj)Barazimi jonik është:Ba21(uj) 1 SO422(uj) BaSO4(ng) (ky është barazimi jonik i shkurtuar).Jonet magnez dhe ato klorure nuk shënohen, sepse janë jone spektatore. Ato janë të pranishme, por nuk marrin pjesë në reaksion.Për të përftuar sulfatin e bariumit ndjekim këta hapa:1. Përgatitim tretësira ujore të klorurit të bariumit dhe të sulfatit të magnezit.2. I përziejmë. Formohet menjëherë precipitati i bardhë i sulfatit të bariumit.3. Filtrojmë përzierjen. Precipitati mbetet në letrën filtruese.4. E shpëlajmë precipitatin duke i hedhur ujë të distiluar.5. Pastaj e futim në një furrë të ngrohtë, që të thahet.
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126