Page 123 - Demo
P. 123


                                    ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT117p Boja që përdorim për lyerjen e mureve të shtëpisë përmban pigmente të patretshme në ujë. Pigmentet prodhohen kryesisht me precipitim.p Vendosja e filmit në aparatin fotografik. Pjesa më e madhe e filmit ndodhet brenda fishekut të verdhë, për t’u mbrojtur nga drita. p Sot në kinematografi përdoren kryesisht kamerat digjitale. Megjithatë, disa regjisorë preferojnë kamerat me film. Filmi i kësaj kamere është i veshur me halogjenur argjendi në xhelatinë, ashtu si filmi i fotografisë. Substancat kimike përzihen me halogjenur argjendi dhe formojnë ngjyrën. Një mënyrë tjetër për të përftuar sulfatin e bariumitSulfati i bariumit mund të përftohet edhe nga veprimi i nitratit të bariumit me sulfatin e natriumit, të cilët janë të tretshëm në ujë. Në to ndodhen jonet barium dhe ato sulfate, që lidhen dhe formojnë sulfatin e bariumit, i cili precipiton.Kripa e patretshme që precipiton (BaSO4), formohet nga bashkimi i joneve barium(2+) me jonet sulfat (22).Procesi i precipitimit Precipitimi është një proces mjaft i rëndësishëm në industri. Ai përdoret: për të prodhuar pigmente me ngjyrë për përgatitjen e bojërave; për të hequr substancat e dëmshme, të tretura në ujë gjatë pastrimit të ujit të ndotur; për të prodhuar filmin fotografik. Për këtë, tretësira e nitratit të argjendit dhe tretësira e bromurit të kaliumit përzihen me xhelatinë. Përftohet precipitat me kristale shumë të vogla të bromurit të argjendit të patretshëm. Në këtë përzierje futet filmi i tejdukshëm, nga i cili formohet filmi fotografik.Kur mbi filmin bie dritë, bromuri i argjendit shpërbëhet sipas barazimit kimik:2AgBr(ng) 2Ag(ng) 1 Br2(l)P! Kamerat digjitaleNë ditët e sotme, kamerat digjitale janë shumë më të përhapura se kamerat që përdorin film. Në kamerat digjitale, drita bie mbi një sipërfaqe që gjeneron rrymë. Sipërfaqja kthehet në pamje nga një kompjuter i vogël brenda në kamerë.1. Shpjegoni me fjalët tuaja çfarë kuptoni me termin precipitat.2. Përmendni katër kripëra, të cilat nuk mund të përftohen me anë të procesit të precipitimit.3. Përcaktoni reaktantët që do të përdornit për të përftuar secilën nga këto kripëra të patretshme:a) sulfat kalciumi; b) karbonat magnezi;c) karbonat zinku; d) klorur plumbi.4. Shkruani barazimin e reaksionit për secilin nga reaksionet që keni zgjedhur në pyetjen 3.5. a) Çfarë janë jonet “spektatore”?b) Identifikoni jonet “spektatore” në barazimet e reaksioneve të pyetjes 3.6. Shkruani barazimet jonike për reaksionet e pyetjes 3.7. Pse është i domosdoshëm procesi i precipitimit në prodhimin e filmit fotografik?
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127