Page 124 - Demo
P. 124


                                    8.8ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT118Përcaktimi i përqendrimit të një tretësire me anë të titullimitTitullimi, një nga metodat e përcaktimit të përqendrimit të tretësiraveNë mësimin e mëparshëm përcaktuam eksperimentalisht vëllimin e acidit që nevojitej për të asnjanësuar bazën. Kjo u realizua duke e shtuar pak e nga pak acidin mbi bazë, derisa dëftuesi i ngjyrosur të tregonte se reaksioni kishte përfunduar. Kjo metodë quhet titullim. Me anë të kësaj metode, përveç vëllimit të acidit mund të përcaktojmë edhe përqendrimin e tij. Në këtë rast, për të përcaktuar përqendrimin e acidit do të përdorim një tretësirë bazike me përqendrim të njohur (tretësirë standarde).! Mbani mend Zakonisht, përqendrimi jepet në mol/l. 1000 ml 5 1 litër  Për të kthyer mililitrat në litra, e lëvizim presjen dhjetore 3 numra majtas, pra 250 ml = 0,25 l.numri i molevepërqendrim(mol/litra)vëllim(litra)p Përqendrimi molar njehsohet CM = n/v.Përdorni trekëndëshin e llogaritjesShembulli 1Për të gjetur përqendrimin e tretësirës ujore të acidit klorhidrik, duke e titulluar me tretësirë 1 M të karbonatit të natriumit (tretësirë standarde), veprojmë si më poshtë: Me anë të një pipete hedhim 25 ml tretësirë ujore karbonat natriumi në një elermajer (enë qelqi konike). Shtojmë disa pika metiloranxh. Dëftuesi ndryshon ngjyrë nga portokalli në të verdhë. Në një buretë me vëllim 50 ml, hedhim acidin deri te shenja dhe shënojmë nivelin me një laps me ngjyrë. Hapim rubinetin e buretës dhe lëshojmë ngadalë acidin (pika – pika) në enën konike që përmban karbonatin e natriumit. E tundim herë pas here enën për të parë ndryshimin e ngjyrës së metiloranxhit. Mbyllim rubinetin e buretës në çastin kur një pikë e vetme acid që shtohet, e ndryshon ngjyrën e dëftuesit nga e verdhë në të kuqe. Shënojmë nivelin e ri të acidit në buretë. Njehsojmë vëllimin e acidit të përdorur. Për shembull:Niveli fillestar: 50,0 mlNiveli përfundimtar: 22,2 mlVëllimi i përdorur: 27,8 mlNga njehsimi del se, për të asnjanësuar 25 ml karbonat natriumi u harxhuan 27,8 ml acid.Për të njehsuar përqendrimin e acidit, ndjekim këta hapa:Hapi 1. Njehsojmë numrin e moleve që ndodhen në 25 ml karbonat natriumi.CM = n /v 1 = n / 0,025 n = 0,025 mol karbonat natriumiHapi 2. Shkruajmë reaksionin dhe ndërtojmë raportet molare midis acidit dhe karbonatit të natriumit.2HCl(uj) 1 Na2CO3(uj) 2NaCl(uj) 1 H2O(l) 1 CO2(g)2 mole 1 mol Siç shihet dhe nga reaksioni, ky raport është 2 mole acid me 1 mol karbonat natriumi.Hapi 3. Njehsojmë numrin e moleve të acidit që u asnjanësuan.1mol/2 mol = 0,025/XX = 0,05 mol acidHapi 4. Njehsojmë përqendrimin e acidit.CM = n/v = 0,05 mol/0,0278 l = 1,8 MPra, përqendrimi i acidit klorhidrik është 1,8 M.Një mënyrë tjetër për zgjidhjen e këtij shembulli është trekëndëshi i llogaritjes.
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128