Page 125 - Demo
P. 125


                                    ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT119p Shishja majtas përmban uthull. Acidi etanoik që përmban uthulla, u jep shije disa ushqimeve.Shembulli 2Uthulla përmban acid etanoik. Asnjanësohen 25 ml uthull me 20 ml tretësirë 1 M hidroksid natriumi. Të njehsohet përqendrimi i acidit etanoik që ndodhet në uthull.Hapi 1. Njehsojmë numrin e moleve të NaOH që ndodhet në 20 ml tretësirë 1 M.CM = n/v 1 = n/ 0,020 n = 0,02 mol NaOHHapi 2. Duke u bazuar në reaksion, përcaktojmë raportin molar të acidit me bazën.CH3COOH(uj) + NaOH(uj) CH3COONa(uj) + H2O(l)1 mol 1 molRaporti është 1 mol acid për 1 mol bazë.Hapi 3. Njehsojmë numrin e moleve të acidit të asnjanësuar.1 mol bazë asnjanëson 1 mol acid, kështu 0,02 mole bazë asnjanëson 0,02 mole acid.Hapi 4. Njehsojmë përqendrimin e acidit. CM= n/v CM = 0,02 / 0,025 = 0,8 mol /lPra, nga njehsimet del se përqendrimi i acidit etanoik në uthull është 0,8 M. Vëmë re se acidi etanoik është një acid i dobët. Ai shpërbashkohet pjesërisht në jone. Edhe pse procesi i asnjanësimit vazhdon, ky acid vazhdon të shpërbashkohet në jone derisa të veprojë plotësisht me bazën.Pp … Ose mund të përdorim pH metër për të matur pH e tretësirës. Si e kuptojmë që reaksioni i asnjanësimit ka përfunduar?p Me anë të titullimit, në prani të një dëftuesi të ngjyrosur mund të njehsojmë sa tretësirë bazike nevojitet për të asnjanësuar një acid.1. Çfarë kuptojmë me termin tretësirë standarde?2. Njehsoni vëllimin e tretësirës 2 M të acidit klorhidrik që nevojitet për asnjanësimin e 25 ml tretësirë 2 M të karbonatit të natriumit.3. U asnjanësuan 20 ml tretësirë ujore 1M e acidit sulfurik me 25 ml tretësirë ujore të amoniakut. Njehsoni përqendrimin e tretësirës ujore të amoniakut.
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129