Page 126 - Demo
P. 126
Kontrolli i kapitullit 8Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Rishkruani në fletore tekstin e mëposhtëm duke zgjedhur fjalën e saktë nga çdo çift fjalësh brenda kllapave.Acidet janë përbërje, të cilat gjatë tretjes në ujë lëshojnë jone hidrogjeni. Acidi sulfurik është një shembull i tillë. Ai mund të asnjanësohet nga (acidet/bazat) duke dhënë kripëra që quhen (nitrate/sulfate). Shumë (metale/jometale) veprojnë me acidet duke dhënë (hidrogjen/dioksid karboni). Acidet veprojnë me (kloruret/karbonatet) duke dhënë (hidrogjen/dioksid karboni). Duke qenë se acidet përmbajnë jone, tretësirat e tyre janë përçuese (të mira/të këqija) të rrymës elektrike. Zakonisht, ato ndikojnë te dëftuesit e ngjyrosur, p.sh. lakmusi merr ngjyrë (të kuqe/ blu), ndërsa fenolftaleina bëhet (rozë/pa ngjyrë). Niveli i aciditetit të një acidi tregohet nga (përqendrimi/vlera e pH ). Sa më (i/e lartë/i/e ulët) të jetë ai/ajo, aq më acide është tretësira.2. A dhe B janë substanca në trajtë pluhuri të bardhë. A-jaështë e patretshme në ujë, ndërsa B-ja tretet. Tretësira e B-së e ka pH=3.Përzierja e A-së me B-në formon flluska ose shkumëzon në ujë, duke çliruar gaz.a) Cila nga dy substancat është acid?b) Substanca tjetër është karbonat. Cili është gazi që çlirohet gjatë reaksionit?c) Gjatë bashkëveprimit të A-së me B-në formohet një tretësirë pa ngjyrë. Ilustroni përgjigjen tuaj nëpërmjet një reaksioni kimik.3. Oksigjeni vepron me elemente të tjera duke formuar okside.Kemi tre shembuj: oksid kalciumi, pentaoksid fosfori dhe oksid bakri (II).a) Cili prej tyre është: i. i patretshëm; ii. i tretshëm; iii. oksid acid?b) Ngjyra e letrës së lakmusit ndryshon në mjedis bazik. Çfarë ngjyre do të marrë lakmusi?c) Tregoni emrin e gazit që çlirohet kur një bazë e tretshme vepron me nxehje me klorurin e amoniumit.d) i. Shkruani me fjalë reaksionin midis një oksidi bazik të patretshëm dhe acidit sulfurik. ii. Si quhet ky lloj reaksioni?e) Përmendni emrin e një oksidi acid.Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: shkruani formulat e disa acideve dhe të disa bazave; përshkruani ndikimin e acideve dhe bazave mbi dëftuesit e ngjyrosur (lakmusi dhe metiloranxhi); shpjegoni çfarë kuptoni me pH; përshkruani çfarë është dëftuesi universal dhe si ndryshojnë ngjyrat e tij sipas vlerës së pH; përkufizoni bazat dhe jepni dy shembuj bazash të tretshme; shpjegoni cilat substanca formohen kur acidet veprojnë me:metalet, bazat, karbonatet; shpjegoni çfarë kuptoni me termin reaksion asnjanësimi; shpjegoni pse duhet të kontrollohet aciditeti i tokës dhe si realizohet kjo; shpjegoni kuptimin e termave okside bazike dhe okside acide, duke dhënë disa shembuj; zgjidhni reaktantët e duhur për të përftuar një kripë; përshkruani si përftohet kripa nga veprimi i një metali: a) me një oksid; b) me një tretësirë ujore bazike; shpjegoni si dhe përse përdoret dëftuesi i ngjyrosur gjatë titullimit. përkufizoni acidet e forta dhe acidet e dobëta duke dhënë disa shembuj; përkufizoni bazat e forta dhe bazat e dobëta duke dhënë shembuj; shpjegoni përse reaksioni midis një acidi dhe një metali është reaksion redoks; shpjegoni çfarë ndodh në një reaksion asnjanësimi dhe shkruani barazimin jonik; përkufizoni acidet dhe bazat, duke u bazuar në teorinë e transferimit të protoneve; përkufizoni oksidet amfotere dhe oksidet asnjanëse duke dhënë disa shembuj; zgjidhni reaktantët e përshtatshëm për të përftuar kripë të patretshme me anë të precipitimit; shpjegoni çfarë janë jonet spektatore dhe identifikojini ato në një reaksion precipitimi; njehsoni përqendrimin e një tretësire acide ose bazike duke përdorur të dhënat e titullimit.ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRAT120

