Page 127 - Demo
P. 127
4. Tabela e mësipërme tregon si përftohen kripërat.i. Kopjojeni në fletore dhe plotësoni vendet bosh.ii. Shkruani barazimet e të gjitha reaksioneve.5. Diagramet tregojnë përftimin e etanoatit të bakrit (II).karbonat bakri II, (pluhur) acid etanoati holluarflluska gazitretësirë etanoat bakri(II)mbetje filtratkarbonat bakri(II) që nuk ka vepruarnxehjev.iii. iv.i. ii.a) Cili është gazi që çlirohet në fazën ii?b) i. Shkruani me fjalë reaksionin që ndodh. ii. Si e kuptoni që reaksioni ka përfunduar?c) Cili nga reaktantët e mësipërm është: i. me tepricë; ii. harxhohet plotësisht në reaksion?d) Karbonati i bakrit(II) përdoret në formë pluhuri, jo në kokrriza. Shpjegoni përse.e) Listoni disa hapa që ndiqen për përgatitjen e kësaj substance në laborator.g) Sugjeroni një tretësirë tjetër bakri në vend të karbonatit të bakrit(II) për të përftuar kripën.Njohuri të thelluara6. Sulfat magnezi (MgSO4) është emri kimik për kripërat Epsom. Ai mund të përftohet në laborator duke asnjanësuar oksidin bazik të magnezit (MgO).a) Cili acid duhet përdorur për të prodhuar kripërat Epsom?b) Shkruani barazimin e reaksionit.c) i. Acidi shpërbashkohet plotësisht në ujë. Në cilin grup bën pjesë ky acid? ii. Cili është joni që shfaq veti acide?d) i. Përkufizoni bazat. ii. Shkruani një barazim jonik që tregon se jonet e oksigjenit (O2-) sillen si bazë.7. a) Si përftohet kloruri i argjendit në laborator? i. Si quhet ky lloj reaksioni?b) i. Shkruani barazimin jonik të shkurtuar. ii. Renditni jonet “spektatore” të reaksionit.8. Emri kimik i sodës së rrobave është karbonat natriumi. Ajo formon kristalhidrate, Na2CO3?xH2O.Vlera e x mund të gjendet me titullim. Gjatë një eksperimenti, 2 g kristalhidrat i karbonatit të natriumit asnjanësoi 14 ml tretësirë standarde 1M të acidit klorhidrik.a) Çfarë kuptoni me termin i/e hidratuar?b) Shkruani barazimin e reaksionit që ka ndodhur gjatë titullimit.c) Sa mole HCl u asnjanësuan?d) Sa mole karbonat natriumi, Na2CO3 ndodheshin në 2 g kripë të hidratuar?e) Cilës masë në g të karbonatit të natriumit, Na2CO3, i përkon kjo? (ArNa = 23; ArC =12; ArO =16).f) Sa g ujë kishte në 2 g kristalhidrat?g) Ktheni masën në g në mole ujë.h) Sa mole ujë ndodhen në 1 mol Na2CO3?xH2O?i) Shkruani formulën e plotë të sodës së rrobave.Shënim: x është koeficienti që tregon numrin e molekulave të ujit në kristalhidrat.ACIDET, BAZAT DHE KRIPËRATMetoda e përgatitjes Reaktantët Kripa e formuar Produkte të tjeraa) acid + bazë hidroksid kalciumi dhe acid nitrik nitrat kalciumi ujëb) acid + metal acid klorhidrik dhe zink .................................. .................................c) acid + bazë ................. dhe hidroksid kaliumi sulfat kaliumi vetëm ujëd) acid + karbonat .......................dhe................... klorur natriumi ujë dhe ..............e) acid + metal .......................dhe........................ sulfat hekuri (II) .................................f) acid + ................... acid nitrik dhe hidroksid natriumi ................................... .................................g) acid + oksid bazik i patretshëm.................. dhe oksid bakri (II) sulfat bakri (II) .................................h) acid + .................. ......................dhe.......................... sulfat bakri (II) dioksid karboni dhe ...............121

