Page 128 - Demo
P. 128


                                    1229.1Hidrogjeni, elementi më i lehtëHidrogjeni është elementi më i lehtë nga të gjithë të tjerët. Ai është më i lehtë se çdo gaz tjetër i ajrit dhe nuk është pjesë e atmosferës së Tokës. Në hapësirë, hidrogjeni është elementi më i përhapur në univers. Në brendësi të Diellit, atomet e hidrogjenit shndërrohen në atome heliumi. Energjia që çlirohet, i jep Tokës dritë dhe ngrohtësi, pa të cilat nuk do të mund të jetonim.Përftimi i hidrogjenit në laboratorNë laborator, hidrogjeni përftohet nga veprimi i zinkut me acid sulfurik të holluar. Djathtas është paraqitur pajisja me të cilën realizohet ky reaksion:Zn(ng) 1 H2SO4(uj) ZnSO4(uj) 1 H2(g) zink acid sulfat zinku hidrogjen sulfurik i holluarDisa nga vetitë e hidrogjenit janë:1. Është më i lehti nga të gjithë gazet – rreth 20 herë më i lehtë se ajri.2. Është gaz pa ngjyrë e pa erë.3. Vepron me oksigjenin dhe formon ujin. Nëse hidrogjenin e përftuar në aparatin e treguar në figurë e ndezim me anë të një ashkle druri të ndezur, në fillim vihet re se djegia e tij shoqërohet me kërcitje. Reaksioni zhvillohet si më poshtë:2H2(g) 1 O2(g) 2H2O(l) Energjia që çlirohet nga ky reaksion është shumë e madhe. Për këtë arsye, hidrogjeni përdoret si karburant për raketat hapësinore. I njëjti reaksion ndodh në bateritë me hidrogjen, por pa djegie, dhe përftohet energji në formë rryme elektrike.4. Siç e shohim edhe në tabelën përbri, hidrogjeni është më aktiv se bakri. Kjo do të thotë që ai merr oksigjen nga oksidi i bakrit(II), duke e reduktuar atë në bakër. Vetë hidrogjeni oksidohet:CuO(ng) 1 H2(g) Cu(ng) 1 H2O(l)AzotiAzoti është gaz pa ngjyrë dhe pa erë, i cili përbën rreth 80% të ajrit. Gjatë frymëshkëmbimit, ne e thithim dhe e nxjerrin atë të pandryshuar. Përveç frymëmarrjes, azotin e marrim edhe nëpërmjet proteinave të ushqimit, të cilat trupi i përdor për të formuar muskujt, kockat, lëkurën, flokët, gjakun dhe indet e tjera. Në fakt, 3% e masës së trupit tonë përbëhet nga azoti.Disa nga vetitë e azotit janë:1. Është gaz pa ngjyrë dhe pa erë.2. Tretet shumë pak në ujë.3. Është shumë më pak aktiv sesa oksigjeni.4. Në kushte të caktura vepron me hidrogjenin duke formuar amoniakun:N2(g) 1 3H2(g) 2NH3(g)p Dielli ndriçon falë hidrogjenit.p Një nga mënyrat e përftimit të hidrogjenit në laborator.ujëshishe gazihidrogjenacidsulfuriki holluarzink! Metalet që zhvendosin hidrogjeninkaliuminatriumikalciumimagnezialuminizinkuhekuriplumbihidrogjenbakriargjendiariaktivitet në rritjeMetalet më lart hidrogjenit në radhën e aktivitetit mund ta zhvendosin atë nga acidet.Ky reaksion i prapësueshëm është hapi i parë që ndiqet në prodhimin e acidit nitrik dhe të plehrave azotike. Më shumë rreth kësaj do të mësojmë në temën pasardhëse.DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYREHidrogjeni, azoti dhe amoniaku
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132